• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Turqia e shqetësuar nga marrëveshja Greqi-Emiratet e Bashkuara Arabe

7 December, 2020
në Botë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Turqia ka shprehur shqetësimin për aleancën e re mes Greqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke paralajmëruar se kërcënon të ndryshojë balancën e fuqive në rajon. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, Turqia dhe Greqia janë përfshirë në një mosmarrëveshje të ashpër për ujërat territoriale.

Avionët turq interceptuan një avion luftarak grek mbi ujërat e kontestuara të Detit Mesdhe, ku besohet të ketë rezerva të mëdha energjetike.

Forcat ajrore të të dyja vendeve përdorin të njëjtët lloje avionësh, duke projektuar kështu imazhin e balancës së fuqisë. Por, rishtazi Greqia nënshkroi një marrëveshje mbrojtjeje me Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shkaktuar alarm në Ankara.

“Kur të bashkohen në Detin Mesdhe, në Detin Egje, ky do të jetë një ndryshim i balancës së pushtetit. Në cilin sektor? Në atë të fuqisë ajrore. Përse? Bashkimi i forcave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Greqisë për të blerë së bashku avionët F-35 është kundër interesave të Turqisë”, thotë Mesut Casin, i Universitetit Yeditepe, njëkohësisht edhe këshilltar i presidentit turk.

Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të blejnë nga Shtetet e Bashkuara rreth 100 nga këta avionë që janë ndër më të avancuarit, ndërkohë që edhe Greqia kërkon të blejë të njëjtin lloj avioni.

Por, Ankarasë i është ndaluar blerja e këtij avioni, për shkak se bleu një sistem raketash ruse, për të cilat Uashingtoni thotë se kompromentojnë teknologjinë e avionëve F-35 për të penguar diktimin e tyre nga radarët.

Athina po e shton presionin mbi Ankaranë, me anijet greke që iu bashkuan forcave egjiptiane dhe emirate në manovra detare pranë Turqisë. Analistët e shohin këtë si një shenjë e izolimit në rritje të Ankarasë në rajon.

“Ka një bllok vendesh me antipati në rritje për Turqinë. Dhe Turqia nuk mund të vazhdojë më kështu. Izraeli, Egjipti, sauditët, Emiratet e Bashkuara Arabe… janë shumë. Nuk është ajo që dëshironte Turqia të arrinte. Turqia synonte të bëhej një udhëheqëse rajonale. Tashmë Katari është i vetmi vend që mbështet Turqinë”, thotë Huseyin Bagci, i cili jep mësim për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme.

Në samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian, Athina do të lobojë për sanksione ndaj Ankarasë, për shkeljen e ujërave territoriale nga Turqia.

Si një tregues i stadit të marrëdhënies mes Turqisë dhe BE-së, zyrat e Bashkimit Evropian në Stamboll janë shndërruar tani në restorant.

“Synojnë t’ia fillojnë me sanksione graduale, por nuk do të jetë në interesin e Bashkimit Evropian, apo të Turqisë. Dialogu është thelbësor dhe futja e sanksioneve nuk do të ndryshojë politikën kombëtare të Turqisë për Mesdheun lindor”, thotë Mithat Rende, ambasador turk në pension.

Përpara samitit të BE-së, Ankaraja tërhoqi anijet e saj kërkimore për burime energjetike që po vepronin në ujërat e kontestuara të Mesdheut dhe po bën thirrje për dialog.

Me kufizimet e reja për COVID-in dhe masat izoluese, Turqia është më e ekspozuar se kurrë ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Paraardhëse

Nga Blendi Fevziu, tek Klodiana Lala, dalin fotot për Adriatik Llallën që po thyejnë rrjetin

Pasardhëse

Për sa kohë Basha do jetë në opozitë, kryeministri Edi Rama do të jetë në krye të vendit

Pasardhëse

Për sa kohë Basha do jetë në opozitë, kryeministri Edi Rama do të jetë në krye të vendit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.