• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Aleati i Bashës me tone të revoltuara bën deklaratën e fortë: Opozita të garantojë zgjedhje të lira

6 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjatë një takimi me strukturat e PR në Paskuqan, Fatmir Mediu theksoi se në Shqipëri nuk ka më gjykata dhe prej kohësh nuk po respektohet Kushtetuta dhe liritë e të drejtat e qytetarëve.

Në fjalën e tij tha se “Edi Rama ka shkatërruar sistemin kushtetues dhe shtetëror në Shqipëri”.

“Nuk ka më gjykata. Parlamenti është një parlament qesharak, por që luan tragjedi mbi kurrizin tonë për t’i shërbyer interesave të një regjimi korruptiv dhe nuk kemi më një qeveri, por kemi vetëm një regjim të drejtuar nga një njeri që nuk pyet as për Kushtetutë dhe as për ligj. Europa dhe të gjithë e shohin qartë dhe ne nuk mund të pretendojmë të jemi vendi i Bashkimit Europian për sa kohë nuk ka Kushtetutë, nuk ka shtet, nuk ka institucione, nuk ka liri dhe të drejta për gjithsecilin nga ne. Kjo është një thirrje jashtëzakonisht e rëndësishme për ne të kuptojmë se kush është përpara; jemi ne apo është shteti. Ne e kemi ndërtuar shtetin për të na shërbyer ne, por për fatin e keq shteti është mbivendosur mbi ekonominë tonë, mbi jetën tonë, mbi të ardhmen tonë, mbi çdo gjë që ka të bëj me mundësinë për të ndërtuar ekonominë tonë familjare, ekonominë tonë kombëtare, për të ndërtuar lumturinë në Shqipëri”, – deklaroi Mediu.

Kreu i PR-së u ndal edhe tek pandemia që prej disa muajsh ka pushtuar vendin tonë. Fatmir Mediu nënvizoi se qeveria shqiptare nuk ka bërë investime në shëndetësi për të përballuar pandeminë dhe se në fakt nuk po i mbështet qytetarët dhe bizneset ekonomikisht gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Pandemia i ka shtuar problemet dhe hallet. Jo vetëm për faktin se është një problem i madh shëndetësor dhe nuk po menaxhohet sepse nuk është investuar në shëndetësi, por sepse qeveria shqiptare si asnjë qeveri tjetër në rajonin e Ballkanit, nuk po mbështet qytetarët e vetë dhe nuk po bën investime për të përballuar pandeminë, por dhe për të ndihmuar ekonomikisht në mënyrë që ato biznese të vogla dhe të mesme të zhvillojnë nga pak ekonomi në mënyrë që të mos vuajmë një pandemi akoma më të gjatë që është pandemia ekonomike në vendin tonë. Ne jemi bashkë me Kosovën, vendet më të varfëra të Europës. Kjo ndodh për një arsye të thjeshtë, sepse ne nuk kemi një qeveri që të zhvillojë ekonomi, reforma në shërbim të interesave të qytetarëve, të ekonomive, të mbështetjes së biznesit dhe të punësimit, por e kundërta. I shkatërron ato për shkak të interesave për të përfituar. Të gjithë njerëzit e dinë se kush është Edi Rama. Të gjithë njerëzit e vuajnë qeverisjen e Edi Ramës. Të gjithë njerëzit se pranojnë dot frymën e sharjes e përbuzjes të përditshme të Edi Ramës”, – tha Mediu.

Në fund të takimit, Fatmir Mediu iu rikujtoi strukturave të Partisë Republikane se opozita ka si detyrë parësore që të krijojë një raport besimi mes qytetarëve dhe politikës, si dhe të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Paraardhëse

Jozefina Topalli del me deklaratën e fortë për Bashën dhe Ramën, paralajmëron ditë të zymta për shqiptarët

Pasardhëse

Stuhitë e fuqishme pushtojnë Shqipërinë: Meteorologët bëjnë parashikimin e frikshëm, ja çfarë pritet të ndodhë

Pasardhëse

Stuhitë e fuqishme pushtojnë Shqipërinë: Meteorologët bëjnë parashikimin e frikshëm, ja çfarë pritet të ndodhë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.