• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryetarja e Gjykatës Speciale: “Nuk ndjekim asnjë udhëzim politik të askujt, puna jonë do flasë vetë”

6 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë që njihen si Gjykata Speciale, Ekaterina Trendafilova deklaroi se drejtësia do të garantohet dhe se puna e këtij institucioni do të flasë vetë. Ajo tha se Gjykata Speciale funksionon pa ndikimin dhe ndërhyrjen e askujt dhe se gjykatësit janë të pavarur.

“Dhomat e Specializuara funksionojnë pa ndikimin dhe ndërhyrjen e askujt, politike apo ndonjë tjetër. Dhomat e Specializuara (DHSK) dhe gjykatësit janë të pavarur, nuk veprojnë sipas udhëzimeve të askujt dhe drejtohen vetëm nga ligji. Të tre menaxherët dhe të gjithë gjyqtarët. Çdo shkelje e këtij detyrimi, megjithëse nuk besoj se do të ketë, do t’i nënshtrohet mekanizmave disiplinorë përkatës”, tha Trendafilova në një intervistë për mediumin serb “Politika”.

Trendafilova tha se ka përpjekje për ta minuar legjitimitetin e Gjykatës Speciela, por sipas saj kjo gjykatë do të merret vetëm me mandatin e saj. “Ka përpjekje për ta minuar legjitimitetin e DHSK-së, por ato nuk janë të reja dhe sigurisht që do të zgjasin sa të ekzistojë kjo gjykatë. Ne nuk do të përfshihemi në ndonjë debat politik, por do të merremi me atë që është mandati i DHSK-së, dhe kjo është që të sigurojmë drejtësi”, shtoi ajo, transmetojnë mediat. Kryetarja e Speciales shton se publiku, “përfshirë ai serb, do të jenë në gjendje të konkludojnë vetë nëse DHSK-ja e ka përmbushur rolin që i është besuar nga mandati i saj. Unë besoj se puna e DHSK-së, urdhëresat dhe vendimet do të flasin vetë. Në këtë drejtim, DHSK-ja përpiqet të sigurohet që publiku të informohet me saktësi, në kohën e duhur dhe në një mënyrë transparente. Ne nuk ndjekim udhëzimet e askujt. Kjo është një gjykatë e themeluar në përputhje me marrëveshjen e ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe e përqëndruar ekskluzivisht në kryerjen e procedurave gjyqësore të sigurta, të drejta, të paanshme dhe të pavarura. Për këtë qëllim, ekziston një shërbim i specializuar në DHSK, detyra e të cilit është të sigurojë mbrojtje dhe mbështetje për viktimat dhe dëshmitarët, para, gjatë dhe pas gjykimit. Për t’i mbrojtur ata, aktivitetet e këtij shërbimi janë rreptësishtë konfidenciale. Gjyqtarët mund të urdhërojnë masa mbrojtëse gjatë gjykimit, të tilla si fshirja e emrave nga regjistrat, caktimi i pseudonimeve, aplikimi i një mase të ndryshimit të karakterit ose zërit dhe lëshimi i urdhrave për të dëshmuar në seancë të mbyllur ose gjysmë të mbyllur”, tha kryetarja e Gjykatës Speciale.

Paraardhëse

Big Mama zbulon këngëtarin që mori famë kot

Pasardhëse

Nora Malaj i “shokon” të gjithë me deklaratën e saj: “Kam menduar se nëse një djal do më rrinte afër, do ngelesha shtatzënë”

Pasardhëse

Nora Malaj i "shokon" të gjithë me deklaratën e saj: "Kam menduar se nëse një djal do më rrinte afër, do ngelesha shtatzënë"

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.