• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Takimi në Paskuqan me strukturat e Partisë Republikane, Mediu: “Rama ka shkatërruar sistemin kushtetues dhe shtetëror në Shqipëri”

6 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me strukturat e PR-së në Paskuqan, nga ku theksoi se në Shqipëri nuk ka më gjykata dhe prej kohësh nuk po respektohet Kushtetuta dhe liritë e të drejtat e qytetarëve.

Në fjalën e tij tha:“Edi Rama ka shkatërruar sistemin kushtetues dhe shtetëror në Shqipëri. Nuk ka më gjykata. Parlamenti është një parlament qesharak, por që luan tragjedi mbi kurrizin tone për t’I shërbyer interesave të një regjimi korruptiv dhe nuk kemi më një qeveri, por kemi vetëm një regjim të drejtuar nga një njeri që nuk pyet as për Kushtetutë dhe as për ligj. Europa dhe të gjithë e shohin qartë dhe ne nuk mund të pretendojmë të jemi vendi i Bashkimit Europian për sa kohë nuk ka Kushtetutë, nuk ka shtet, nuk ka institucione, nuk ka liri dhe të drejta për gjithsecilin nga ne. Kjo është një thirrje jashtëzakonisht e rëndësishme për ne të kuptojmë se kush është përpara; jemi ne apo është shteti. Ne e kemi ndërtuar shtetin për të na shërbyer ne, por për fatin e keq shteti është mbivendosur mbi ekonominë tonë, mbi jetën tonë, mbi të ardhmen tonë,mbi çdo gjë që ka të bëj me mundësinë për të ndërtuar ekonominë tone familjare, ekonominë tone kombëtare, për të ndërtuar lumturinë në Shqipëri”.

Kreu iPR-së u ndale dhe tek pandemia që prej disa muajsh ka pushtuar vendin tonë. Fatmir Mediu nënvizoi se qeveria shqiptare nuk ka bërë investime në shëndetësi për të përballuar pandeminë dhe se në fakt nuk po I mbështet qytetarët dhe bizneset ekonomikisht gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Pandemia i ka shtuar problemet dhe hallet. Jo vetëm për faktin se është një problem I madh shëndetësor dhe nuk po menaxhohet sepse nuk është investuar në shëndetësi, por sepse qeveria shqiptare si asnjë qeveri tjetër në rajonin e Ballkanit, nuk po mbështet qytetarët e vetë dhe nuk po bën investime për të përballuar pandeminë, por dhe për të ndihmuar ekonomikisht në mënyrë që ato biznese të vogla dhe të mesme të zhvillojnë nga pak ekonominë mënyrë që të mos vuajmë një pandemic akoma më të gjatë që është pandemia ekonomike në vendin tonë. Ne jemi bashkë me Kosovën, vendet më të varfëra të Europës. Kjo ndodh për një arsye të thjeshtë, sepse ne nuk kemi një qeveri që të zhvillojë ekonomi, reforma në shërbim të interesve të qytetarëve, të ekonomive,të mbështetjes së biznesit dhe të punësimit, por e kundërta. I shkatërron ato për shkak të interesave për të përfituar. Të gjithë njerëzit e dinë se kush është Edi Rama. Të gjithë njerëzit e vuajnë qeverisjen e Edi Ramës. Të gjithë njerëzit se pranojnë dot frymën e sharjes e përbuzjes të përditshme të Edi Ramës”, shtoi Mediu.

Në fund të takimit, Fatmir Mediu I u rikujtoi strukturave të Partisë Republikane se opozita ka si detyrë parësore që të krijojë një raport besimi mes qytetarëve dhe politikës, si dhe të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Paraardhëse

Debati për gazin me Turqinë, tone pakënaqësie mes Athinës dhe Berlinit, Greqia ndihet e braktisur

Pasardhëse

Pas ndarjes nga Patrisi, Tuna i heq mbiemrin Berisha djalit të saj, Roberti bën reagimin e papritur (FOTO)

Pasardhëse

Pas ndarjes nga Patrisi, Tuna i heq mbiemrin Berisha djalit të saj, Roberti bën reagimin e papritur (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.