• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

A do ketë shpërblim për pensionistët në fundvit? Përgjigjet ministrja e Financave

5 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qeveria do të rishikojë për herë të katërt me akt normativ buxhetin e këtij viti. Në një intervistë për televizionin Klan, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, thotë se rënia e të ardhurave në buxhet si pasojë e pandemisë është më e lartë se parashikimi fillestar duke kapur në total vlerën e gjysmë miliardi Euro, ndërsa një pjesë e fondeve që nuk janë përdorur nga institucionet do të shkojnë për të ulur nivelin e defiçitit në 6.9% të prodhimit kombëtar nga 8.4 që parashikohej.

“Rënia e të ardhurave është më e madhe se parashikimi, shkon në 60 miliard lekë, por fondet që nuk janë përdorur dhe që ne kemi qenë më të kujdesshëm do të shkojnë për uljen e defiçitit”.

Denaj thekson se fondet e rindërtimit edhe pse janë disbursuar më pak se parashikimi nuk do të digjen por do të transferohen vitin e ardhshëm.

“Paratë e rindërtimit janë të trashëgueshme”.

Brenda rishpërndarjes së parave në buxhet qeveria është duke llogaritur edhe shumën që do të japë si bonus në fundvit për pensionistët, por këtë herë nuk do të shpërblime me bazë performance për administratën publike.

“Jemi duke llogaritur shumën që do të caktojmë si bonus për pensionistët”.

Denaj thotë se vitin e ardhshëm qeveria do të ridizenjojë skemat e garancisë sovrane të cilat nuk janë përthithur totalisht për t’u ofruar sërish ndihmë bizneseve derisa ata të kenë nevojë.

“Skema e parë do të ridizenjohet dhe ajo për kapital qarkullues do të shtyhet, po mendojmë edhe për paketa për eksportuesit”.

Deri tani pandemia ka krijuar 24 mijë të papunë të regjistruar, thotë ministrja e Financave, ndërsa shprehet se viti i ardhshëm do të ketë një tremujor të parë të vështirë, por në çdo skenar qeveria do të përshtatë buxhetin me nevojat që do të nxjerrë pandemia.

“Viti i ardhshëm nuk do të jetë normal, por më i mirë se ky vit”.

Anila Denaj siguron se qeveria po punon për të plotësuar rekomandimet që ka lënë për vendin misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Paraardhëse

Shpërthen Ermal Mamaqi pas kritikave: Ju njerëz jeni të çuditshëm, trajnimet që do t’ju bëj kushtojnë 39.000 euro dhe do ju transformoj jetën

Pasardhëse

“E kam admiruar që kur e kam parë për herë të parë në skenë”, Aurela Gaçe i bën dedikimin e veçantë këngëtares së njohur

Pasardhëse

"E kam admiruar që kur e kam parë për herë të parë në skenë", Aurela Gaçe i bën dedikimin e veçantë këngëtares së njohur

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.