• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Shpërthen Ermal Mamaqi pas kritikave: Ju njerëz jeni të çuditshëm, trajnimet që do t’ju bëj kushtojnë 39.000 euro dhe do ju transformoj jetën

5 December, 2020
në Rozë
0
34
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas kritikave të shumta që ka marrë në rrjet lidhur me trajnimet që kërkon t’u bëjë shqiptarëve për t’u mësuar se “si të jenë të sukssesshëm”, ka reaguar aktori i humorit dhe bizmesmeni Ermal Mamaqi.

Ai thotë se trajnimet e tij janë shumë herë më të lira, se sa do vlenin po të bëheshin në vende të tjera, ndërsa thekson se është trajnuar dhe çertifkuar nga njerëz që janë autoritet në këtë industri. Ndërsa ta ai veçon Vasil Naçin.

“Për ju që nuk e dini, kam mbi 10 vjet që studioj këtë Filozofi të Vetëzhvillimit dhe Motivimit. Jam trajnuar, certifikuar nga njerëz që janë Autoritet në këtë industri, që nga Vasil Naçi e deri te më të mirët e Planetit, si Tony Robbins, Brian Tracy etj.

Uroj të çliroheni nga ky ankth që ju ka kapur nga kjo që po bëj, pasi duhet të kuptoni që asgjë e keqe nuk do t’ju vijë…” – shkruan Mamaqi.

Ai më pas nis e shpjegon trajnimet që bën ndërsa i fton shqiptarët që të bëhen pjesë e trajnimit të radhës që mbahet në datat 12 dhe 13 dhjetor, që sipas tij kanë ndryshuar jetët e 2 mijë personave.

Ky reagim vjen pasi ditët e fundit u shpërnda në rrjet një “paketë për fomim profesional” për 1 vit e Ermal Mamaqit, që kushtonte 24 mijë euro. Për këtë, Mamaqi mori shumë komente dhe mesazhe urrejtjeje në rrjet, mbi të gjitha duke i vënë në dyshim aftësitë e tij profesionale dhe edukimin për këto lloj trajnimesh.

Mamaqi thotë se çmimi i vërtetë është 7890 euro + TVSH dhe jo ai që ka qarkulluar në medie.

MESAZHI I PLOTË I MAMAQIT:

“Ne Shqiptaret jemi Fantastik.

Nese merresh me droge, ben vrasje, vedhje, korupsion per ty thone, “Hallall ja bofte Zoti”.

Ama nese mbledh disa njerez dhe ndan me ta se si te tjeret mund te prodhojne sukses, atehere ke bere Blasfemi, dhe do vendosesh ne shenjester.

E para Trajnimi 1 Vit per Sukses kushton 7,890 + Tvsh por Vlen me shume se 39.000 euro(link në bio). Vetem 1 nga Trajnimet e Biznesit qe kam bere kushton mbi 10K.

Eshte nje Pakete me trajnime nga me te ndryshmet dhe perbehet nga disa nga profesionistet e Shitjes, Marketigut, Meditimit dhe Vetezhvillimit. Dhe takimet me mua dhe Profesoret jane cdo jave.

Qesha shume dje me miqte e mi…

Per ju qe nuk e dini, kam mbi 10 vjet qe studioj kete Filozofi te Vetezhvillimit dhe Motivimit. Jam trajnuar, Certifikuar nga njerez qe jane Autoritet ne kete industri, qe nga Vasil Naci e deri te me te miret e Planetit, si Tony Robbins, Brian Tracy etj.

Uroj te cliroheni nga ky ankth qe ju ka kapur nga kjo qe po bej, pasi duhet te kuptoni qe asgje e keqe nuk do t’ju vije…

Është si të mërzitesh për dikë që mbledh disa pofesor kuzhine dhe ben nje kurs per gatimin.

Ju tregoj nje fakt personal. Ne te gjithe punet qe kam bere kryesisht artistike kam vendosur gjithmone nje sukses ose rekord dhe gjithmone ne fillim dikush ose te gjithe thone Parrullen : U bo ky…Ky qe ishte kamarier, ose ky qe ishte DJ.

Dhe e thone si te ishte turp. Ne fakt per mua eshte krenari dhe nje nga pikat me te forta qe provoj qe keto formula suksesi qe mesojme, funksionojne. Dhe në fakt 98% e njerëzve të suksesshëm dhe të pasur vijnë nga 0.

Dikush qe eshte shume i pasur, nuk di si te flase ne publik. (kete mesojme ne). Dikush ka shume vlera/aftesi dhe nuk di si t’i shese ose te prodhoje biznes. (kete mesojme ne).

Dikush do te mesoje si ta filloje rrugen e permiresimit. (kete mesojme ne). Dikush do te mesoje si jete i lumtur me ate qe ka. (kete mesojme ne). Ju ftoj qe te beheni pjese e Trajnimeve tona te Suksesit per Seancen Falas dhe nese ju pelqen mund te beheni pjese e Trajnimit *Mendo, Ndrysho, Fito* qe do te jete online ne dt 12 dhe 13 Dhjetor. Nje Trajnim qe ka transformuar jetet e me shume se 2000 Personave. Shihemi në majë të suksesit.” – ka shkruar ai.

Paraardhëse

Zbulohet fati tragjik i shqiptarëve të Prilepit, Marin Mema zbulon të fshehtat pas këtij qyteti (VIDEO)

Pasardhëse

A do ketë shpërblim për pensionistët në fundvit? Përgjigjet ministrja e Financave

Pasardhëse

A do ketë shpërblim për pensionistët në fundvit? Përgjigjet ministrja e Financave

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.