Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se ai nuk do ta përdorë mundësinë që i japin ndryshimet zgjedhore për të kandiduar në 4 zona elektorale.
Duke ju referuar dhe opinioneve paraprake të Komisionit të Venecias për të mos kandiduar në më shumë se 1 zonë, Basha tha se i qëndron parimit.
“PD dhe unë i qëndrojmë vetëm parimit, dhe parimi është që të kandidojmë vetëm në një zonë”, – tha Basha gjatë një inerviste në News 24, megjithatë duke mos dhënë detaje se cila do të jetë zona e tij elektorale.
Diskutime rreth kësaj post