• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

“2020, viti i dytë më i nxehtë që prej 1850”, Organizata Botërore e Meteorologjisë: Ja çfarë parashikojnë shkencëtarët për të ardhmen

2 December, 2020
në Botë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi të mërkurën se viti 2020 pritet të jetë viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndër vite, pas 2016.

Aktualisht pesë grupe të dhënash të grumbulluara e radhisin vitin 2020 si një vit të karakterizuar nga nxehtësie, thatësira, zjarret dhe uraganet e fuqishëm, viti dytë më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave më 1850.

Vendet më të goditura nga kjo vale nxehtësie janë Australia, Siberia dhe Shtetet e Bashkuara.

Më pak e dukshme ishte ngrohja e detit që arriti vlera rekord. Më shumë se 80 për qind e oqeaneve në botë përjetuan një vale nxehtësie, sipas organizatës.

Ai që njihet si efekti serë shënoi një nivel rekord në vitin 2019 dhe është rritur edhe më shumë gjatë këtij viti, pavarësisht pritshmërive për një rënie në emetimin e gazit, për shkak të masave të izolimit për të parandaluar përhapjen e COVID-19, thotë Organizata Botërore e Meteorologjisë.

Sipas raportit të fundit të organizatës nga janari deri në tetor të këtij viti, temperatura mesatare botërore ishte rreth 1.2 gradë mbi nivelin bazë të viteve 1850-1900, gjë që e vendosi vitin 2020 pas vitit 2016 dhe para 2019.

Vitet e nxehta zakonisht janë shoqëruar me një dukuri natyrore që njihet me emrin “El Ninjo”, që nënkupton çlirimin e nxehtësisë nga oqeani Paqësor. Por ky vit përkon me efektin e kundërt, që njihet me emrin “La Ninja”, i cili kontribuon në ftohjen e temperaturave.

Organizata Botërore e Meteorologjisë do të konfirmojë të dhënat në mars të vitit 2021.Një marrëveshje për klimën e arritur pesë vite më parë në Paris, detyron vendet të bëjnë përpjekje për kufizimin e ngrohjes me 1.5 gradë Celsius, në të kundërtën shkencëtarët paralajmërojnë ndryshime të klimës me pasoja katastrofike.

Ndërsa nuk është e njëjtë me tejkalimin e pragut të ngrohjes afatgjatë, organizata thotë se egziston një në pesë mundësi që në baza vjetore, temperaturat përkohësisht, ta tejkalojnë atë nivel deri në 2024.

Organizata thotë se shanset janë një në pesë që temperaturat të arrijnë këto vlera të rrezikshme nga viti 2024./ VOA

Paraardhëse

Kandidon për herë të parë si deputet me ‘Nismën Thurje’ në zgjedhjet e 25 prillit, Pano Soko bën deklaratën e papritur ‘live’ në emision

Pasardhëse

Çfarë ndodhi? Lulzim Basha del me reagimin e fortë ndaj Ramës: Boll më! Nuk mund të vazhdohet kështu

Pasardhëse

Çfarë ndodhi? Lulzim Basha del me reagimin e fortë ndaj Ramës: Boll më! Nuk mund të vazhdohet kështu

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.