• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mediu me tone të ashpra jep mesazhin e fortë: Opozita duhet të gjejë mënyrën për të bashkuar të gjithë shqiptarët kudo që janë

2 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjatë një takimi me të rinjtë e forumit rinor në ‘Don Bosko, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pasi vlerësoi organizimin e Forumit iu drejtua të rinjve duke theksuar se është shumë e rëndësishme të kuptoni vlerën në jetë.

“Sfida më e madhe e njeriut në jetë është sfida me vetveten, sfida për të ndryshuar veten e tij, sfida për të realizuar qëllimet e tij, dhe të ëndërrosh, të besosh dhe të luftosh, është gjëja më e bukur që njeriu mund të ketë në jetë.

Prandaj unë ju ftoj ju që të ëndërroni dhe të besoni që ajo që ne nisëm në vitet 1990, për t`a bërë Shqipërinë si gjithë Europa, mund të bëhet realitet nëpërmjet punës suaj. Por për të shkuar në zgjedhjet e 25 Prillit është e domosdoshme që gjithësecili nga ne të kuptojë vlerën e angazhimit të vet në politikë, është e domosdoshme të kuptojmë që sot, kemi përballë jo një parti politike, jo një qeveri, por një regjim të korruptuar dhe të inkriminuar, i cili në mënyrë të vazhdueshme po shkatërron jetën e qindra, mijëra familjeve shqiptare.

Si rezultat i kësaj politike, mbi gjysëm milioni shqiptarë, të rinj dhe të reja, shokë dhe shoqe tuaja, profesionistë të zotë, janë larguar nga Shqipëria, dhe padyshim ka krijuar një kosto jashtëzakonisht të madhe në jetën tonë, në familjen tonë, ka krijuar një kosto sociale, një kosto të madhe ekonomike, të ardhmen e vendit tonë, por dhe një kosto jashtëzakonisht të madhe politike.

Këtë ka dashur Edi Rama, njerëz që mendojnë, njerëz që janë kundër tij, njerëz që besojnë tek vetja, të mos jenë këtu, të largohen, dhe kjo histori duhet të marrë fund.

Opozita duhet të gjejë mënyrën për të bashkuar të gjithë shqiptarët kudo që janë. Prandaj mendoj që roli i rinisë është jashtëzakonisht i veçantë.

Në vitet 1990 ne u bashkuam në lëvizjen demokratike, me motivin; “T`a bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Bëmë atë që mundëm ne në atë kohë, të ndryshonim sistemin, bëmë më të mirën për t`a hapur Shqipërinë karshi perëndimit, për të ndërtuar ekonominë e tregut, për t`a bërë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, për të liberalizuar vizat, njëkohësisht për të arritur deri tek negociatat me Bashkimin Europian.

Por ju keni në dorë një revolucion tjetër shumë të rëndësishëm, të jetës suaj, të familjeve tuaja, të Shqipërisë.

Revolucionin për të ndërtuar shtetin europian në Shqipëri, shtetin e lirisë dhe të drejtave, shtetin që respekton njerëzit, një qeveri që vjen nga vota e popullit, punon për popullin dhe është me popullin.” – u shpreh Mediu.

Paraardhëse

Murrizi i zbulon sekretin Ermonela Felajt, plasin batutat tek Komisioni (VIDEO)

Pasardhëse

Parashikimi i motit: Temperatura zbresin në -2C, ja zonat ku priten reshje shiu

Pasardhëse

Parashikimi i motit: Temperatura zbresin në -2C, ja zonat ku priten reshje shiu

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.