Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi, në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ku po diskutohej nen për nen projektligji për armët ka shpërthyer në batuta.
Murrizi zbuloi se kryetarja e këtij Komisioni Ermonela Felaj ishte infektuar nga Covid-19 dhe sapo e ka kaluar me sukses përballjen me virusin.
Madje me batuta ai e këshilloi të mos lodhet shumë pasi është në fazë rikuperimi.
Murrizi: Avash-avash kryetare se je në ditët e para të rikuperimit dhe mos mu lodh shumë.
Felaj: Kur jam në mbledhje me ju çlodhem.
Murrizi: Mezi e ke kaluar Covidin, duam të jesh marshallah.
Murrizi: Lëri të lodhen këta të Ministrisë.
Sa i takon projektligjit për armët, Murrizi pati kritika për klasifikimin si armë të thikave, dorezave etj.
Murrizi: Ku është marrë si model të përcaktohet si armë thika, doreza. Cili vend i BE i klasifikon si armë? Më gjeni një vend të BE.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post