• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela paralajmëron kthesën që do të sjellë ‘tërmet’ në politikë, zbulon pse në Shqipëri do të nisin arrestimet “VIP”

1 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Spartak Ngjela lidhur me vendimin e Bashkimit Europian për të mos hapur negociatat për Shqipërinë. “Kurrë mos mendoni se mund të hyjë Shqipëria në Bashkimin Europian, me këtë strukturë shtetërore korruptive që ka”, shkruan Ngjela. Avokati shton se Bashkimi Evropian për çeljen e negociatave ka si kusht eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar.

Postimi i Ngjelës:

“E shihni se çfarë dëmi historik po i sjell Shqipërisë vonesa për eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritjen e një shteti të drejtë?

Sërish Bashkimi Europian nuk po pranon të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në të.

l.

Kurrë mos mendoni se mund të hyjë Shqipëria në Bashkimin Europian, me këtë strukturë shtetërore korruptive që ka.

Të hapësh negociatat me BE-në, do të thotë të fillojnë investimet në Shqipëri me një shkallë të gjerë. Po pse, budallenj janë perëndimorët që të japin para në derdhje investimesh dhe me to të vijojnë të mbushin xhepat hajdutet e Shqipërisë?!

Ja, kjo është arsyeja që po rropos shqiptarët sot, kudo ku janë. Dhe kjo është një sëmundje e vjetër historike. Gjithmonë, në 500 vjet, pashallarë që kanë grabitur shqiptarët dhe kanë shitur interesin kombëtar – kjo është historia.

Një historia e dhimbshme që i ka lënë shqiptarët gjithmonë si popull në mbijetesë.

Po ç’është kjo gjëmë historike? Është kjo natyra e psikikës sonë, apo është pasojë e osmanizmit psëqindvjeçar shqiptar.

Sigurisht, kjo është rrjedhojë psikologjike e konceptit të pashallarëve dhe të pashait turk që u rrënjos në psikologjinë e shqiptarëve me pashallarët osmane.

Edhe Enver Hoxha, një pashallëk ndërtoi, edhe pse i tha “pushtet popullor “. Thjesht , rroposje e popullit dhe sundim orienral i pashait – ky ishe pushteti i Enver Hoxhës.

Dhe kjo po vijon edhe, që nga viti 1992 e deri sot. Një pashallëk i shëmtuar është Shqipëria.

Kjo është vuajtja shqiprare që zgjat, sepse nuk ka drejtësi. Shqiptarët nuk e ngritën dot shtetin e tyre të drejtë.

ll.

Kjo dhe është pikërisht arsyeja që ekspertiza amerikane tha se ky pashallëk oriental zhduket vetëm nga një pushtet gjyqësor i pavarur dhe i drejtë.

Ja pra, kjo është.

Ata që kanë marrë përsipër të na ndërtojnë pushtetin gjyqësor të pavarur, po kërkojnë të mposhtin pashallëkun historik shqiptar, dhe krijimin e një Shqipërie demokratike, dhe të lirë e të drejtë.

Por, a do ta bëjnë dot?

Unë them se po… dhe kjo duhet të jetë koha e fundme e pashallëkut të shëmtuar shqiptar. Domethënë fundi i korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar.

Pikërisht këtë po kërkon edhe Bashkimi Evropian për çeljene negociatave: eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar, për të rrëzuar pashallëkun shqiptar që quhet Shqipëri.

Dhe vetëm pas kësaj, shqiptatët do të hyjnë në Bashkimin Europian. Kjo është në substanca kërkesa e Brukselit.

Dhe ky është edhe presioni i Brukselit, si ndihmë direkte ndaj popullit shqiptar. Dhe sigurisht që kanë të drejë, dhe sigurisht që ky presion do ta shkatërrojë pashallëkun në Shqipëri, sepse, në këtë proces drejtësie shoqërore në Shqipëri, një forcë te epërme po ushtron veçanërisht edhe politika amerikane.

Por, edhe shqiptarët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të marrin përgjegjësitë e tyre historike që po iu kërkon kjo kohë.”, shkruan Ngjela.

Paraardhëse

Astrit Patozi flet hapur: Nuk kam qenë asnjëherë mik me Bashën! Ja arsyeja pse nuk fiton dot ndaj Ramës

Pasardhëse

U tha se do të kandidojë në Shkodër, Rudina Hajdari bën kthesën e papritur

Pasardhëse

U tha se do të kandidojë në Shkodër, Rudina Hajdari bën kthesën e papritur

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.