• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD publikon pamjet e ministres me helikopter: Ambulancat ndizen me të shtyra, Xhaçka me helikopter për fushatë (VIDEO)

27 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme Ministren e Mbrojtjes, ku Olta Xhaçka shfaqet tek niset me helikopter për në Dibër për takime partiake.

Publikimi i videos u bë nga znj. Albana Vokshi nga selia e PD-së.

Vokshi deklaroi: “48 orët e fundit qytetarët kanë ndjekur propagandën e shfrenuar të kryeministrit, i cili ka folur për gjithçka, por jo për shkeljen e rëndë të ligjit nga Ministrja e tij e Mbrojtjes.

Partia Demokratike publikoi pak ditë me parë pamje të mbërritjes së Olta Xhaçkës në Dibër me helikopterin ushtarak për një takim të Partisë Socialiste atje, ku është e deleguar.

Si reagoi Ministrja e Mbrojtjes? Fillimisht heshti, por kur presioni ynë dhe i publikut u rrit, ajo doli dhe mashtroi duke thënë se nuk e kishte përdorur helikopterin.

E vërteta është se Olta Xhaçka ka udhëtuar me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes ditën e premte.

Helikopteri e ka çuar në Dibër, më pas është kthyer në Tiranë. Brenda të njëjtës ditë, ka shkuar ta marrë sërish drejtuesen politike të qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste, pasi ka bërë takime me strukturat e partisë, për qëllimi politike, elektorale, takime që nuk përputhen me përmbushjen e detyrave funksionale të saj.

Pas pak do të ndiqni një video, që publikohet sot për herë të parë. Është vetëm një nga provat që PD disponon dhe që fakton se Olta Xhaçka gënjeu shqiptarët.

Ajo ka udhëtuar me helikopter brenda ditës për takime partie, duke harxhuar të paktën 10 mijë euro, ndërkohë që ambulancat para infektivit ndizen me të shtyra.

Gjithçka është e qartë si drita e diellit. Ministrja Xhaçka ka gënjyer shqiptarët për të mbuluar shpërdorimin flagrant të detyrës prej saj, duke përdorur helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për punët e Partisë Socialiste.

Edi Rama nuk reagon për këtë akt flagrant, sepse vetë ndan të njëjtin moral. Në 1 vjetorin e tërmetit, fluturon me avion charter drejt Abu Dhabit, ndërkohë që mbi 11 mijë familjet e dëmtuara nga tërmeti vuajnë pasojat e papërgjegjshmërisë së tij.

Pamjet në video, kur një ministër përdor helikopterin e shtetit si taksi private, duhen fiksuar mirë nga çdo shqiptar që sot nuk ka bukë për fëmijët, që sot është në çadra, me qira apo në shtëpi të dëmtuara nga tërmeti.

Këto pamje, duhen kujtuar nga çdo shqiptar që merr lekë borxh për të blerë ilaçet anticovid apo një bombol oksigjeni me çmime stratosferike. që pret me orë të tëra në ambulancë në të ftohtë, ndërkohë që kryeministri, në vend të ishte në punë, rri gjithë kohës në facebook.

Herët a vonë Olta Xhaçka do të japë llogari. Bën mirë që gënjeshtrën e parë të mos e pasojë me një gënjeshtër edhe më të madhe!”, tha Vokshi.

VIDEO:

Paraardhëse

E kishin mërzitur, Ermal Hoxha dhe e bija i dërgojnë letrën që nuk e priste Rezarta Shkurtës, shihni reagimin e saj (FOTO)

Pasardhëse

“Partia na mori në qafë”, Ylli Manjani del me deklaratën që nuk pritej

Pasardhëse

“Partia na mori në qafë”, Ylli Manjani del me deklaratën që nuk pritej

Diskutime rreth kësaj post




Kryesore

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Ish ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i ka dhënë fund zyrtarisht një karriere të gjatë e të spikatur...

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.