• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lleshaj pret në takim numrin 2 të Kosovës: “Do të organizohet një kongres i përbashkët në nivel të kryetarëve të komunave e bashkive”

27 November, 2020
në Aktualitet, Kosovë, Kryesore, Politikë
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj priti sot në një takim pune Zv.kryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Tahiri, me të cilin nënshkroi Deklaratën e Mirëkuptimit për organizimin vjetor të Kongresit të Kryetarëve të Komunave/Bashkive.

Gjatë takimit, ministri Lleshaj nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh në nivel të të zgjedhurve vendorë dhe e konsideroi këtë nismë, si një platformë në shërbim të nxitjes së bashkëpunimit mes autoriteteve vendore, përmirësimin e komunikimit mes niveleve të ndryshme të qeverisjes midis dy vendeve.

Në bazë të Deklaratës, u shpreh vullneti për të intensifikuar dialogun e rregullt politik përmes kongresit të Kryetarëve të Komunave/Bashkive me qëllim thellimin e bashkëpunimit në nivel të qeverisjes vendore.

Palët bien dakord për identifikimin e fushave të bashkëpunimit dhe intensifikimin e komunikimit ndërmjet Bashkive të Republikës së Shqipërisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës. Në baza vjetore, do të organizohet një kongres i përbashkët në nivel të kryetarëve të komunave e bashkive.

Aty do të paraqiten këndvështrimet e dy vendeve, me qëllim forcimin e autoriteteve vendore nëpërmjet decentralizimit dhe zbatimin e Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore.

Kongresi synon të shërbejë si një platformë për shkëmbimin e përvojave për politikat reformuese në fushën e qeverisjes vendore si dhe të zgjerojë njohjen me tendencat ndërkombëtare dhe lehtësojë bashkëpunimin në agjendën e përbashkët në fushën e qeverisjes vendore.

Gjithashtu, – sipas Deklaratës, – vendet bien dakord të zgjerojnë bashkëpunimin në nivel kulturor, social dhe ekonomik në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë. Në të shprehet vullneti që Platforma e Kongresit të Kryetarëve të Komunave/Bashkive në të ardhmen të jetë e hapur për zgjerim edhe me shtetet fqinje në rajon, që janë të interesuara për bashkëpunim.

Gjithashtu theksohet se përmes Kongresit synohen të arrihen disa objektiva:
➡️ Shkëmbimi i informacioneve dhe njohurive në lidhje me modelet, proceset, praktikat nga të dyja shtetet;
➡️ Investimi për realizimin e reformave në fushën e qeverisjes vendore, në veçanti lidhur me kërkesat e agjendës për integrimin europian;
➡️Nxitja e procesit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, për forcimin e axhendës së qeverisjes vendore.

Nga një Koordinator i caktuar kombëtar do të jetë pikë kontakti për koordinimin dhe për organizimin e Kongresit.

“Për shkak të pamundësisë së mbledhjes fizike të Kongresit, prej pandemisë, mbledhja mund të zhvillohet edhe përmes platformave online”, thuhet në deklaratën e mirëkuptimit të nënshkruar nga Lleshaj dhe Tahiri.

Paraardhëse

Hoti: “Nuk ka marrëveshje me Serbinë për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë”

Pasardhëse

Shqipëria rrezikon t’i bllokohen pasuritë, për shkak të gjyqeve ka humbur në Gjykatën e Arbitrazhit

Pasardhëse

Shqipëria rrezikon t’i bllokohen pasuritë, për shkak të gjyqeve ka humbur në Gjykatën e Arbitrazhit

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.