• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Minsitri shqiptar pas reagimit të Kamberit: Hera e dytë që Serbia dridhet nga zëri i një shqiptari

26 November, 2020
në Kosovë, Rajon
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka komentuar veprimin e deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberit, pas vendosjes së flamurit shqiptar në institucionin në fjalë.

Selimi ka thënë se “kjo është hera e dytë që kuvendi serb që po dridhet nga një shqiptar”, duke iu referuar edhe fjalimit të mbajtur të Kamberit përgjatë kohës sa po zgjedhej legjislatura e re në Serbi.

Ai, përmes Facebook të tij ka thënë se simbolet kombëtare janë e drejtë primare në secilën konventë ndërkombëtare.

“Hera e dytë që Kuvendi i Serbisë dridhet nga zëri i një shqiptari. Deputeti shqiptar Shaip Kamberi, kërkon të drejtat legjitime të identitetit për shqiptarët që jetojnë në Serbi. Këto të drejta janë parësore në cilëndo konventë ndërkombëtare, të cilat po u mohohen shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga qeveria serbe”, ka thënë ai.

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi ka reaguar sërish pasi atij nuk i është lejuar të mbajë flamurin kombëtar në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi ka thënë se Serbia mbetet i vetmi shtet në rajon që e ndalon përdorimin e simbolit kombëtar për pakicën e vet, përmes ligjit për minoritete.

“Përderisa pakica kombëtare serbe përdor ligjshëm flamurin në Graçanicë, Kumanovë e Kotor; flamuri shqiptar ndalohet në Luginën e Preshevës. Barazia nuk duhet ndërtuar duke ia ndaluar pakicave kombëtare përdorimin e simboleve të tyre kombëtare. Prandaj sot vendosa flamurin shqiptar në parlament, krahas flamurit serb”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë se ligji për minoritete duhet të ndryshohet në Serbi.

“Flamuri shqiptar të legalizohet dhe të valojë në Luginë, ashtu sikurse po valon ligjshëm flamuri serb në Graçanicë, Kotor dhe Kumanovë. Simbole të ligjshme kombëtare për çdo pakicë kombëtare në rajon, pa dallim”, thotë ai.

Kamberi ka pohuar se barazia në të drejta është parakusht për paqen rajonale.

Paraardhëse

Pandemia rikthen deputetët mjekë në spitalet e Greqisë

Pasardhëse

“Trokisja në dyer dhe thoja a keni nevojë për pastruese”, Ana përlotet në emisionin Përputhen

Pasardhëse

"Trokisja në dyer dhe thoja a keni nevojë për pastruese", Ana përlotet në emisionin Përputhen

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.