Ish-kryeministri Ramush Haradinaj foli edhe për raportet me politikanët në Shqipëri. Ai tha se shumë prej tyre i ka miq dhe ka komunikim të vazhdueshëm.
“Unë kam shumë miq në Shqipëri, kemi pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm si me socialistët, nga të gjitha nivelet, si me të djathtët, në të gjitha nivelet, tani një kohë, ta quaj, komunikim im, është vështirësuar, por ruaj komunikim të mirë me presidentin Meta, Berishën, Kryemadhin, Lul Bashën, por edhe me socialistë” tha ai.
Por te lista e miqve nuk përmendi Edi Ramën. “Nuk e kemi një komunikim, ju e dini ka qenë i vështirësuar në një kohë dhe tani nuk është rikthyer, nuk është se i iki edhe komunikimit me kryeministrin Rama dhe me secilin në këtë kohë” tha ai për abc news.
Diskutime rreth kësaj post