• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nishani: Dakord me Metën për referendum, por jo për Republikë Presidenciale, Shqipëria ka nevojë për rrotacion politik

25 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Meta gjatë daljeve të tij publike, ka përsëritur thirrjet për një referendum mbarëkombëtar, me qëllim rrëzimin e mazhorancës aktuale.

Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani, i ftuar në emisionin “Top Talk”, tha se Partia Demokratike përshëndet vullnetin e presidentit Meta për referendum, por shtoi se kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve të 25 prillit, pasi Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë fokusuar tek aksioni politik i para zgjedhjeve.

“Ne nuk kemi ndonjë dyzim apo lëkundje nga ideja që referendumi është tepër i rëndësishëm, kushtetues dhe në situatën që kemi që Kushtetuta ka pasuar një minim, një zhbërje të rëndë në situatën e këtyre 2-3 viteve të fundit. Besoj që referendumi do të jetë një mekanizëm kurues i rëndësishëm për të kuruar sa të jetë e mundur Kushtetutën tonë, pse jo për të shkuar në një Kushtetutë të re. Këto do të mbeten pas zgjedhjeve elektorale”, tha Nishani.

Sipas tij, Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë fokusuar në procesin e ardhshëm elektoral, i cili është momenti më vendimtar për të sjellë një ndryshim radikal në Shqipëri”, shtoi ai. “Jemi në një situatë anormale, tejet të vështirë, nuk është ndoshta moment për të renditur këtu problematikat e kësaj situate, duhet theksuar fakti që Shqipëria nuk ka nevojë për një rotacion formal politik, për ndryshimin e një qeverie me një tjetër, për ndryshimin e një mazhorance me një mazhorancë tjetër. Ka nevojë për një tronditje të thellë institucionale, kushtetuese, kulturore, sociale dhe politike në vend. Opozita është e fokusuar në këtë fazë të parë të aksionit politik”, tha Nishani.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, në lidhje me qëndrimin e Partisë Demokratike në lidhje me deklaratat e presidentit Meta për ndryshimin e Republikës së Shqipërisë, pra të kalohet nga ajo Parlamentare në atë Presidenciale ku roli kryesor do i kalonte presidentit, Nishani tha se kjo ndodh në demokraci më të zhvilluara se sa ajo e vendit tonë.

“Kjo është një çështje madhore, opinion personal kam. Ne nuk kemi as një vend me përmasa të tilla, as me institucione të tilla, që të kalojmë në një republikë presidenciale. Unë mendoj që Shqipërisë i duhet të konsolidojë dhe të rikthejë normalitetin e pushtetit të rëndësishëm legjislativ. Jemi demokraci e re, kemi nevojë për dinamizëm në politikë, për përfshirje në politikë, të aktorëve të ndryshëm, veçanërisht të gjeneratës së re. Unë mendoj që aksioni politik do të jetë i domosdoshëm në vend edhe për një farë kohe jo të shkurtër në këtë vend të maturimit të demokracisë në Republikën Parlamentare”, përfundoi Nishani.

Paraardhëse

Tërmeti i fortë godet Greqinë, ja sa ishte magnituda

Pasardhëse

Forcat e Azerbajxhanit fitojnë kontrollin e rajonit të dytë të kthyer nga Armenia

Pasardhëse

Forcat e Azerbajxhanit fitojnë kontrollin e rajonit të dytë të kthyer nga Armenia

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.