• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Rudina Dembacaj shpërthen në lot në studio, tregon fjalët e fundit që i tha të atit të ndjerë

24 November, 2020
në Rozë
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Aktorja dhe moderatorja, Rudina Dembacaj ishte sot e ftuar në “Pasdite me Rudinën” , ku ka ndarë me shikuesit edhe momente nga jeta e saj private.

Pak kohë më parë, ajo humbi të atin, për të cilin shpesh bën edhe postime në rrjete sociale.

E pyetur se cila është këshilla e babit që mban gjithmonë me vete, Rudina është përlotur dhe ka treguar një histori, në kohën kur ai ishte drejtor shkolle.

Rudina Magjistari: Cila është këshilla që mban gjithmonë me vete prej tij?

Rudina Dembacaj: (Përlotet) Kjo krenari që më buron, më buron vetëm sepse jam vajza e tij. Dua të them një episod shumë të shkurtër me babin, kur ishte në zyrën e tij. Drejtonte një shkollë të bashkuar edhe 8-vjeçare edhe gjimnaz dhe ishte drejtor shkolle. Unë isha në 8 vjeçare dhe kuptoja shumë pak nga gjërat që ndodhnin, ose nga bisedat e tij të punës. Në 8-vjeçare erdhi një zotëri dhe tha Rexhep dua të më ndihmosh sepse ti ke ndikim.

Më kanë futur djalin në burg për vjedhje. Babi e pyet po çfarë ka vjedhur djali jot? Djali ishte 19 vjeç dhe kishte vjedhur lopën e komshiut dhe erdhi me shumë shpresa tek babi. Babi me gjithë forcën e tij dhe pjesën e tij babaxhane e nxorri nga zyra dhe pasi e nxorri nga zyra zotëria në fjala e fundit që tha, ishte Rexhep ke të drejtë le të rrijë aty dhe ta bëjë mësim. Vlerat e vërteta të një malësori i kishte në një mënyrë absolute.

Unë ditën e fundit kur e përcolla në banesën e fundit babin, e ndjeva shumë të nevojshme dhe një nga fjalët që i thashë me zë ishte “edhe malësor edhe europian vetëm ty të kam njohur”. Mendoj që është shumë i pakrahësueshëm dhe dashtë Zoti ose unë ose motra të bëjmë ndonjë djalë që t’i ngjajë të paktën një 30%-sh, të ketë atë burrërinë e tij.

Paraardhëse

“Kujtuat se do shpëtonit kaq lehtë nga unë?”, Ana rikthehet dhe qëllon prapë me shuplakë Fatjonin

Pasardhëse

Pse nuk iu ka uruar Meta për mandatin e dytë si kryetare e LSI? Kryemadhi ia pret shkurt moderatores

Pasardhëse

Pse nuk iu ka uruar Meta për mandatin e dytë si kryetare e LSI? Kryemadhi ia pret shkurt moderatores

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.