• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ngjela tregon çfarë po ndodh me presidentin, paralajmëron lëvizjen që do shënojë ‘fundin tragjik’ të Ilir Metës: Mezi po e presin

24 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar se reforma antikorrupsion do fillojë nga presidenti Ilir Meta. Ngjela analizon ndër të tjera deklaratat e presidentit, ku thotë se ‘Meta është trembur dhe po flet përçart me kërcënime fëminore.

“Pse Meta është ngritur kaq hapur kundër politikës amerikane dhe ambasadores amerikanë Yuri Kim? Sepse ambasadorja, botërisht ka vënë kusht për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Madje i ka vënë maxhorancës edhe datë për fillimin e saj institucionalisht. Por, ja, ka edhe diçka tjetër: amerikanët kanë prova që Meta nuk luan për interesin e Shqipërisë, edhe pse ndërkohë është president i Shqipërisë”, shkruan Ngjela në postimin e tij.

Postimi i Ngjelës

“Ja pyetjet dhe përgjigjet që duhet të ngrihen për të sqaruar gjendjen e sotme në Shqipëri.

l.

Pse është trembur kaq shumë Ilir Meta dhe po flet përçart me kërcënime fëminore?

Sepse po ngrihet Gjykata Kushtetuese, dhe ky do shkojë drejt shkarkimit si president, sepse ka bërë shumë shkelje.

Pse Meta është ngritur kaq hapur kundër politikës amerikane dhe ambasadores amerikanë Yuri Kim?

Sepse ambasadorja, botërisht ka vënë kusht për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Madje i ka vënë maxhorancës edhe datë për fillimin e saj institucionalisht. Por, ja, ka edhe diçka tjetër: amerikanët kanë prova që Meta nuk luan për interesin e Shqipërisë, edhe pse ndërkohë është president i Shqipërisë.

Po pse bërtet dhe bën si i fortë ky Ilir Meta?

Sepse është i trembur. Meta është si ai i vetmuari, natën, në pyll, i cili bërtet me zë të lartë nga frika që i ndërkall pylli.

Nuk ka frikë Meta që flet kundër Amerikës, kur shqiptarët janë 97 përqind pro amerikanë?

Mendon se tremb Amerikën, si ai i tremburi vetmitar në pyll, që mendon se me klithmat e tij do të trembë luanët.

Po Gjykata Kushtetuese mund të pengohet nga presidenti Ilir Meta?

Ai mendon se nuk do t’u dalë gjyqtarëve për të dëgjuar betimin e Gjykatës para tij.

Po, a mund të mos dalë për betimin e Gjykatës Kushtetuese presidenti i Republikës kur kjo është kërkesë Kushtetuese?

Edhe mund ta bëjë, por ai është krim që presidenti mund të arrestohet në flagrancë, njëlloj si për çdo goditje antishtet.

Po ambadadorja e Amerikës në Tiranë, a do t’i përgjigjet Metës?

Nuk besoj, sepse ekspertiza amerikane e ka çmontuar plotësisht Ilir Metën, dhe bashkë me të, të gjithë korrupsionin e lartë shtetëror dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Zhvillimi shqiptar sot është bllokuar nga korrupsioni i lartë shtetëror dhe nga krimi i organizuar, i lidhur me të.

Por, le ta shohim këtë çështje edhe më konkretisht.

ll.

Korrupsioni në Shqipërinë aktuale,

esencialisht është i lidhur me krimin e organizuar, sepse, në fakt, kjo është natyra e korrupsionit të lartë shtetëror në të gjithë botën.

Por, kjo simbiozë kriminele është shumë e rrezikshme. Kur Meta me naivitet flet për forcë dhe për vrasje, shpresën e ka te krimi i organizuar.

Kjo është arsyeja pse tani që pritet të fillojnë proceset penale, duhet profesionalizëm i nivelit të lartë dhe angazhim i drejtepërdrejtë ndërkombëtar në lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri.

Krimi i organizuar në Shqipëri nuk është solid drejt akteve publike kriminale, sepse në natyrë është frikacak. Por, gjithsesi, profesionalizmi duhet të dominojë gjendjen kur të fillojë goditja penale. Kjo gjendje, ka nevojë për eksperiencën e FBI -së.

Këto janë kushte të domosdoshme.

lll.

Po korrupsioni i lartë shtetëror në çfarë pozitash është? Këtij, a i është identifikuar paraja e vjedhur?

Po. Korripsioni i lartë shtetëror është i gjithi i kapur. I janë identifikuar paratë.

Në funksion të kësaj, edhe organet e drejtësisë në Shqipëri, duhet të tregohen shumë profesionalë.

Në lidhje me këtë, shërbimet ndërkombëtare dhe FBI duhet të bëjnë procesin e identifikimit të provës për kapitalin bankar që ka korrupsioni dhe krimi i organizuar kudo, dhe, me vendimet për konfiskim të gjykatës shqiprare, si para të ardhura nga krimi, duhet të tërheqin në Shqipëri të gjitha ato para që tani janë nëpër banka ndërkombëtare.

Duhet të ketë përgatitje profesionale në lidhje me goditjen, se krimi i lartë do të hedhe në veprim krimin e rrugës, do të përdorë paratë përkundër hetimit si proces, dhe hetuesëve si subjekte të të provuarit. Pikërisht kjo gjendja, e mban rrezikun brenda vetes.

Po, a e dinë ndërkombëtarët këtë. Sigurisht që e dinë.

Kurse shqiptarët po presin me padurim që të shohim të kthyera paratë e tyre që, pasi ua kane grabitur, edhe i kanë fyer e po i kërcënojnë. Një i tillë është edhe Ilir Meta, që del si një kampion i hiçit, dhe që mendon se me klithma hiçi do të trembë aleancën shqiptaro-amerikane. (!)

Gjithsesi, kjo reformë antikorrupsion, duke u nisur nga sjellja vulgare e Ilir Metës, kuptohet se do të fillojë nga Meta, por ky fillim sigurisht që do t’i gëzojë shumë shqiprarët, të cilët mezi po e presin.” – shkruan Ngjela.

Paraardhëse

Nuk ndalet Presidenti Meta, bën lëvizjen e radhës për të penguar zgjedhjet e 25 prillit

Pasardhëse

Si e shpëtuan Michelle dhe Barack Obama martesën pas daljes nga Shtëpia e Bardhë? Zbardhen sekretet e tyre dhe nuk paska qenë aq e lehtë

Pasardhëse

Si e shpëtuan Michelle dhe Barack Obama martesën pas daljes nga Shtëpia e Bardhë? Zbardhen sekretet e tyre dhe nuk paska qenë aq e lehtë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.