• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Byroja e Hetimit alarmon politikën, Berisha sfidon SHBA dhe godet “FBI shqiptare”, në janar nisin trajnimet në Virxhinia

23 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ecuria e reformës në drejtësi, ngritja e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, duket se ka alarmuar tej mase politikën në Shqipëri, e sidomos zyrtarët e opozitës joparlamentare.

Këta të fundit thuajse në mënyrë sistematike gjatë këtyre 3 viteve të fundit kanë sulmuar shumë fort reformën, ndonëse ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për të ndalur intimidimet ndaj organeve të reja të drejtësisë. Por protagonist dhe tejet i ashpër është treguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ditën e djeshme ka hedhur akuza të forta në adresë të reformës në drejtësi dhe BKH-së. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-kryeministri Berisha është shprehur se Byroja Kombëtare e Hetimit është kapur nga Partia Socialiste, ndërsa hedh dyshime të forta se pavarësisht se procesi i monitorimit të hetuesve të rinj që do të atashohen pranë këtij institucioni po asistohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përzgjedhja e kandidatëve këtu është bërë selektive dhe diktuar sipas tij, nga mazhoranca socialiste.

“BKH strofull militantësh të Partisë! Kryetari i Partisë Socialiste Kamëz, Ramadan Cani zgjidhet jashtë çdo kriteri në Byronë Kombëtare të Hetimit. Sb”, shkruan Berisha, ndërsa statusin e shoqëron edhe me foton e emrit që kandidat është përzgjedhur militanti i PS. Por fakti që ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit po afron dhe politika është hedhur në sulm për të intimiduar atë, do të thotë se askush nuk e do reformën dhe po përpiqet që ta sabotojë atë. Rasti më flagrant është ky i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili me akuzat që ka hedhur në adresë të BKH-së, po sfidon hapur amerikanët, të cilët janë mbështetësit më të mëdhenj të reformës dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Madje, kjo e fundit që tanimë njihet me emrin “FBI shqiptare”, do të ketë trupë të saj hetues që do të trajnohen në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Më konkretisht sipas burimeve të gazetës, kandidatët finalë që do të përzgjidhen si hetues të BKH në muajin janar pritet të udhëtojnë drejt Virxhinias në SHBA për t’u trajnuar dhe marrë eksperiencat më të mira për të luftuar dhe çuar përpara luftën kundër korrupsionit. Kështu që si duket ky fakt ka trembur politikën, e cila është hedhur në sulm ndaj BKH-së.

Berisha akuza edhe ndaj SPAK

Por nuk ndalet me kaq, pasi përmes një statusi të dytë në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza të forta edhe në adresë të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Berisha ka shfrytëzuar debatin mbi fshehjen ose jo të viktimave të Covid-19 nga qeveria, për të sulmuar SPAK-un, të cilin e quan një organ të kapitulluar dhe instrument të qeverisë.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore ka dërguar çdo ditë listën e të vdekurve në drejtorinë e spitalit dhe kjo drejtori e ka përcjellë menjëherë tek ndrikull Hajnia dhe kjo e fundit direkt Xhahilit të Surrelit; Lista e vdekjeve është shpallur çdo ditë nga ministria, pasi është “redaktuar” nga Xhahili i Surrelit. Si përfundim, duke shprehur vlerësimin më të lartë për punën vetëmohuese të mjekëve, dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin kriminal të Xhahilit të Surrelit të manipulimit të listave të vdekjeve spitalore nga Covid-19 dhe fshehjes së 424 raste të vdekur në spitalet Covid nga kjo sëmundje, për të ndërtuar mbi kufomat e tyre suksesin imagjinar të menaxhimit të pandemisë në Shqipëri dhe i bëj thirrje OKB të nisë me urgjencë një hetim ndërkombëtar për këtë skandal dhe krim të shëmtuar të Xhahilit të Surrelit. Sb”, – shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Paraardhëse

Romeo Kara zbardh detajet e forta: Ja si dëshmitarët e aferës së CEZ u eliminuan pasi pinë kafe me njerëzit e Metës

Pasardhëse

Rama publikon pamjet dhe tregon ndryshimin e madh në Shqipëri: Kush e mendonte këtë para 7 vjetësh le të ngrejë dorën

Pasardhëse

Rama publikon pamjet dhe tregon ndryshimin e madh në Shqipëri: Kush e mendonte këtë para 7 vjetësh le të ngrejë dorën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.