• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Numrin ma dha miku ynë Vuçiç”, Edi Paloka nxjerr mesazhin e Ramës dhe ngre dyshimet e forta

23 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka publikuar një mesazh ku pretendohet se kryeministri Edi Rama ia ka dërguar ish-futbollistit të kombëtares së Serbisë, Sinisa Mihajlovic. Ish-futbollisti i kombëtares së Serbisë, ka botuar së fundmi librin e tij ku rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë. Në një pjesë të rrëfimit ai bën publik dhe mesazhin që i ka dërguar kryeministri Rama në telefon.

Paloka shprehet se si ky mesazh që bëhet publik në kohën kur krerët e UÇK-së janë në Hagë, si dhe vlerësimi i Bregoviçit me çelsin e Tiranës, nuk janë rastësi.

Postimi i Palokës

“E “zbulon” Mihajllovic ne librin e tij.

Rama kryeminister i con mesazh ish-futbollistit te kombetares se Serbise i njohur per qendrimet nacionaliste gjate luftes: “Numrin ma dha miku yne i perbashket Aleksander Vucic…”

Nje mesazh qe flet shume per Edvin Ramen, karakterin e deformuar dhe “simpatite” e ketij “patrioti te madh” …

Pikerisht ne kohen qe drejtuesit e UÇK-se jane ne Hage dhe Rama me vemjet rreth tij po bejne cfare eshte e mundur per ti dhene nje dore Vucicit gjoja duke sulmuar Bashen, publikohet nje tjeter fakt interesant…

Ish-futbollisti i kombetares se Serbise , Sinisa Mihajlovic ka botuar se fundmi nje liber per luften e tij me nje semundje te rende. Nder te tjera ne liber ai zbulon dhe mesazhin qe i ka derguar kryeministri i Shqiperise Rama !

Ky fakt ( i fshehur cuditerisht nga Rama qe publikon edhe banalitetet me te vogla) eshte botuar sot ne gazeten Panorama Sport. Lexoni cfare shkruan Rama. Nje mesazh qe tregon shume jo vetem per “simpatite” e ketij “patrioti” te madh por dhe per difektet e shtremberimet karakteriale…

“I dashur mister. Jam Edi Rama, kryeminister i Shqiperise , ish-lojtar i kombetares shqiptare te basketbollit dhe NJE ADMIRUES I VJETER I SAMPDORIAS SE VUJADIN BOSHKOVIT…”

Deri ketu kemi vetem nje Rame narciz dhe genjeshtar te vogel, sic e njohim te gjithe. Na paska dale dhe “admirues” i Sampdorias pasi ka kaluar me rradhe gjithe ekipet e tjera.

Ne fakt e gjitha kjo nuk ka lidhje me futbollin, se Rama eshte komplet injorant ne futboll e pervec tersit ne futboll nuk sjell gje tjeter.

Fakti qe Rama permend nje tjeter trajner te njohur si Boshkov ka lidhje thjesht me nacionalitetin e tij serb.

Me poshte ne mesazh Rama i shkruan Mihajllovicit:

“E mora numrin tuaj te telefonit nepermjet MIKUT TONE TE PERBASHKET ALEKSANDER VUCIC. Folem per ju dje ne mbremje ketu ne Novi Sad…”

Kaq!

Me siguri pas ketij publikimi do hidhen goret ne mbrojtje e do fillojne me

“Cfare te keqe ka ti shkruash nje futbollisti qe ka kaluar nje semundje te rende…etj etj”

Po ju pergjigjem paraprakisht

Sigurisht nuk eshte “tradheti” ti shkruash nje futbollisti, per kete ka boll prova te tjera qe fillojne me planet per ndarjen e Kosoves, po ketu shfaqen “simpatite nacionale” te ketij patriotit qe kemi kryeminister.

Ky admiruesi i futbollit pak dite me pare nuk lejoi Andi Lilen ne stadiumin e tij. Ishte rasti i dyte qe Lilen e nxirrnin me dhune nga nje stadium, i pari ishte ne Beograd ku ai u perlesh per flamurin tone.

Po nje pyetje ; A i ka derguar per shembull ndonje mesazh Fadil Vokrrit, ky “admiruesi” i futbollit kur legjenda e futbollit kosovar po luftonte me semundjen apo nuk kishte kush ja jepte numrin se nderkohe ishte nderkryer me gjithe kryeministrat dhe lideret politike te Kosoves? Ja pra qe nuk eshte nje mesazh i thjeshte i nje admiruesi te futbollit po me shume se aq dhe kete e sqaron dhe nje “detaj” ; ashtu si Bregovici qe Rama i dha Celsin e Tiranes per ta nderuar edhe Mihajlovici njihet per deklaratat e tij nacionaliste gjate luftes ne ish-Jugosllavi dhe Kosove…

A thua te jete rastesi…?!!! Mesazh nje nacionalisti serb me numrin qe ta jep “miku i perbashket” ish zedhenes i Miloshevicit” – shkruan Paloka.

E “zbulon” Mihajllovic ne librin e tij.
Rama kryeminister i con mesazh ish-futbollistit te kombetares se Serbise i…

Posted by Edi Paloka on Monday, November 23, 2020

Paraardhëse

Egjipti dhe Greqia bashkojnë ushtritë kundër Turqisë

Pasardhëse

“Ua prit të marr veten”, aktori i njohur i ulet në gjunjë, Anna Lika mbetet pa fjalë (VIDEO)

Pasardhëse

“Ua prit të marr veten”, aktori i njohur i ulet në gjunjë, Anna Lika mbetet pa fjalë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.