• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Trump bën lëvizjen e papritur ndaj Rusisë, ‘DW’ zbardh detaje për vendimin e bujshëm

23 November, 2020
në Botë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

SHBA-ja ka dalë nga traktati i Open Skies që i lejonte vendeve të observonin ushtritë e njëri-tjetrit. Duke e akuzuar Rusinë se ka shkelur disa kushte, Trump-i deklaroi në maj se se ai do të tërhiqej nga traktati.

Thirrjet e partnerëve evropianë për ta rishikuar vendimin, ranë në veshë të shurdhër në Uashington. Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi vendimin e administratës së tij për t´u tërhequr nga marëveshja “Open Skies”, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht të dielën (22.11) nga marrëveshja.

Traktati siguron kryerjen e fluturimeve inspektuese mbi territoret e vendeve anëtare për të monitoruar aktivitetet ushtarake. Zyrtarët e SHBA-së akuzojnë Rusinë për cënim të traktatit “Open skies” duke bllokuar fluturimet survejuese mbi disa zona, përfshirë enklavën ruse të Kaliningradit

Këshilltari për sigurinë i presidentit Trump, Robert O’Brien, tha atëhere se arsyeja për largimin e SHBA-së është, se rusët e kanë shkelur marrëveshjen sistematikisht duke iu ndaluar amerikanëve dhe aleatëve të tyre fluturimet. Po ashtu ata kanë fluturuar mbi objekte civile, Shtëpinë e Bardhë, Camp David dhe një fushë golfi ku ndodhej Presidenti Trump.

Më 22 maj, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo përmes një deklarate me shkrim njoftoi se vendimi i vendit të tij për t´u larguar nga traktati do të hyjë në fuqi pas 6 muajsh, më 22 nëntor. Marrëveshja u nënshkrua në vitin 1992 midis NATO-s dhe Rusisë dhe u lejonte të 34 vendeve nënshkruese të kryenin disa vëzhgime çdo vit në hapësirën ajrore të këtyre vendeve.

Kështu, SHBA-ja dhe Rusia mund të kryenin përkatësisht 42 fluturime kontrolli çdo vit. Në tërësi u bënë më shumë se 1500 fluturime nga të gjitha vendet.

Marrëveshja konsiderohet si një shtyllë e masave për krijimin e mirëbesimit. Mundësia për të vëzhguar aktivitetet amerikane si në Poloni ose Gjermani është atraktive për rusët dhe për këtë arësye vendi mbetet pjesë e marrëveshjes pavarësisht rezervave masive.

Për SHBA-në kjo marrëveshje nuk rezultoi shumë e favorshme megjithë kostot në rritje. Për më tepër SHBA-ja ka një akses të gjerë në satelitët fotografues, prandaj nuk janë shumë të varur nga fluturimet vëzhguese, sa për shembull janë rusët.

Gjermania do të mbetet pjesë e marrëveshjes

Në fillim të këtij muaji ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kërkoi që vendet e mbetura të NATO-s që do të mbledhin të dhëna nga fluturimet vëzhguese nuk duhet t´i ndajnë ato me Uashingtonin. Ai gjithashtu insistoi se bazat e SHBA-së në Evropë nuk duhet të përjashtohen nga misionet vëzhguese ruse.

Qeveria Federale ka kundërshtuar largimin e SHBA-së nga “Open Skies” dhe ka deklaruar se ajo të mbetet pjesë e saj. Vëzhguesit kanë dyshime se largimi i SHBA-së nga „Open Skies” është vetëm goditja e parë e përpjekjeve për çarmatimin./DW

Paraardhëse

“Më latë beqare”, Arjola Demiri i habit të gjithë me kërkesën që iu ka bërë fëmijëve të saj

Pasardhëse

I tha se këtë lëvizje po e bën në prag të zgjedhjeve, nuk përmbahet kryeministri Rama: Ta kanë mbushur kokën me dokrra

Pasardhëse

I tha se këtë lëvizje po e bën në prag të zgjedhjeve, nuk përmbahet kryeministri Rama: Ta kanë mbushur kokën me dokrra

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.