Kreu i qeverisë Edi Rama ditën e sotme ka vizituar qytetin e Kavajës për të ndjekur më nga afër punën për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.
Në takimin me një nga qytetarët, shtëpia e të cilit po rindërtohet, Rama ka marrë edhe një falenderim nga një qytetar, i cili nuk ka ngurruar t’i thojë që Rama “çon rreze drite që i shëron”.
Qytetari: Faleminderit shumë, je i nderuara, i respektuar. Ti që vjen na viziton dhe çon rreze drite që na shëron ne. Kryetarin e bashkisë e ke artist, na ndihmon.
Rama: Kur mbaron shtëpia?
Qytetari: Kur të mbarojë, të mbarojë. Ne s’jemi asnjëherë kundër teje.
Gjatë vizitës së tij në Kavajë Rama ka kaluar edhe te një shtëpi tjetër që po rindërtohej, por pronari i saj nuk ka qenë i pranishëm.
“Ky do jetë demokrat që s’është këtu, pro rëndësi ka që do marri shtëpinë”, tha Rama duke qeshur.
Diskutime rreth kësaj post