• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kastriot Islami u shoqërua për shkak të fjalorit”: Ylli Manjani nxjerr blof drejtorin e policisë së Tiranës

18 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka sqaruar incidentin me ish-deputetin Kastriot Islami duke e konsideruar të domosdoshme shoqërimin e tij në komisariat për shkak të fjalorit të përdorur.

Lidhur me këtë deklaratë ka ardhur reagimi i fortë i avokatit Ylli Manjani. “Në asnjë rast, në asnjë kuptim apo nënkuptim, shtetasi shoqërohet në polici për punë “fjalori”!As për mungesën e kartës së identitetit nuk shoqërohet njeri në polici. Identifikimi në polici, sipas pikës dh, bëhet vetëm në kuadër të një hetimi penal”, është shprehur Manjani.

Postimi i Manjanit:

“Lexova reagimin e drejtorut të Policisë së Tiranës, për shoqërimin e Kastriot Islamit.

Drejtori thotë se “… e shoqëruam për shkak të fjalorit”.

Lexojeni, ju lutem nenin 109 të ligjit për Policinë e Shtetit! Ky ligj është “Kushtetuta e Policisë”.

Në asnjë rast, në asnjë kuptim apo nënkuptim, shtetasi shoqërohet në polici për punë “fjalori”!!!

As për mungesën e kartës së identitetit nuk shoqërohet njeri në polici. Identifikimi në polici, sipas pikës dh, bëhet vetëm në kuadër të një hetimi penal.

Lexojeni!

Është e thjeshtë për t’u kuptuar. Ska nevojë të jesh jurist për të kuptuar se si ky nen e nxjerr bllof Policinë me shoqërimet pa shkaqe ligjore. Nuk është thjesht rasti i Kastriot Islamit, por i shtetasve të Republikës, që policia i trajton në shkelje të ligjit!

Lexojeni edhe dallimin që shoqërimi nuk është as ndalim e as arrestim, aq më pak hakmarrje!

“Neni 109
Shoqërimi në polici
1. Punonjësi i policisë bën shoqërimin e personave në ambientet e Policisë ose institucionin urdhërdhënës në kushtet dhe rastet e mëposhtme:
a) kur është dënuar me burgim nga gjykata kompetente;
b) për moszbatim të urdhrave të ligjshëm të gjykatës ose ndonjë detyrimi të përcaktuar me ligj;
c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer vepër penale;
ç) për të parandaluar kryerjen e një vepre penale;
d) kur është larguar pas kryerjes së një vepre penale;
dh) për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, sipas kushteve të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale;
e) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose shoqërimin e tij në organin kompetent;
ë) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë;
f) për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror, si dhe në rastet e dëbimit ose ekstradimit.
2. Personi i shoqëruar nuk trajtohet në të njëjtat kushte me personin e ndaluar ose të arrestuar dhe, në çdo rast, shoqërimi duhet të zgjasë deri në sqarimin e çështjes, por jo më shumë se 10 orë.
3. Personi i shoqëruar ka të drejtë të njoftohet menjëherë në gjuhën që ai kupton, për shkaqet e shoqërimit. Ai/ajo duhet të njoftohet se nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndonjë deklaratë
dhe ka të drejtë të komunikojë menjëherë me një person të besuar dhe avokatin.
4. Efektivi i policisë njofton menjëherë qendrën operative për gjenealitetet e personit të shoqëruar, kur ato njihen, orën e saktë të shoqërimit dhe shkaqet e tij. Të dhënat e komunikuara nga efektivi i policisë hidhen menjëherë në sistemin elektronik të mbajtjes dhe përpunimit të të dhënave. Mosrespektimi nga efektivi i policisë i detyrimeve të përcaktuara nëkëtë pikë përbën shkelje të rëndë të disiplinës në punë.
5. Punonjësi i policisë, dokumenton në proces-verbal veprimet e kryera me personin e shoqëruar. Procesverbali nënshkruhet në fund të çdo flete nga punonjësi i policisë që ka kryerveprimet dhe personi i shoqëruar. Një kopje e procesverbalit i vihet në dispozicion personit tëshoqëruar.
6. Punonjësi i policisë ka detyrimin të njoftojë menjëherë eprorin e vet ose institucionin e interesuar për sqarimin e çështjes. Të dhënat e veprimeve të kryera me personat e shoqëruar dokumentohen gjithashtu në regjistrat/librat që mbahen për këtë qëllim në ambientet e policisë ku është bërë shoqërimi i personit.
7. Për rastet e shoqërimit për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror, për dëbimin ose ekstradimin, procedurat dhe afatet e mbajtjes përcaktohen sipas legjislacionit në fuqi.
8. Rregullat teknike të shoqërimit, evidentimit, mbajtjes dhe trajtimit të personave të shoqëruar në ambientet e policisë përcaktohen nga Drejtori i Policisë së Shtetit.”

Paraardhëse

Tha që është nip në Kosovë, Milaim Zeka zbulon origjinën e vërtetë të Lulzim Bashës, tregon pse asnjëherë nuk e ka pranuar

Pasardhëse

Çfarë e emocionoi Artan Hoxhën? Gazetari: Më në fund një lajm i bardhë

Pasardhëse

Çfarë e emocionoi Artan Hoxhën? Gazetari: Më në fund një lajm i bardhë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.