• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndërron jetë një tjetër mjek i njohur, Fakulteti i Mjekësisë reagon për lajmin e trishtë dhe shpreh ngushëllimet

18 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mjeku i njohur dhe profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Fetor Agaçi ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lidhur me këtë lajm të trishtë ka reaguar Universiteti i Mjekësisë.

Agaçi lindi në Berat më 1945 dhe ka ushtruar profesionin e mjekut endokrinolog. Ai më herë ka qenë dhe Shef i Shërbimit të Endokrinologjisë të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. gjatë jetës së tij, ai ka krijuar një karrierë të pasur akademike dhe ndër vite ka mbajtur poste të rëndësishme.

“Kur ne bëjmë plane, Zoti fillon të qeshë” – shprehej shpesh Prof. Agaçi në bisedat e tij me miqtë. Kushdo që ka pasur fatin të jetë student apo koleg i tij, do të kujtojë medoemos urtinë e tij dhe pasionin jo vetëm për mjekësinë, por edhe për letërsinë. Një pasion, që mbështjell figurën e një personaliteti që krijon një boshllëk me ikjen tij”, thuhet në postim ku i shprehin ngushëllime familjes dhe të afërmive.

Në postim universiteti ka renditur postet që ai ka mbajtur, ku fillimisht tregon se ai u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1968.

Punoi si mjek i përgjithshëm në Spitalin Civil të Beratit, si dhe në Poliklinikën Qendrore të këtij qyteti nga viti 1969 deri në vitin 1972. Nga viti 1972 u emërua pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës. Ka dhënë leksione në lëndën e Fiziologjisë Patologjike dhe më pas në lëndën e Endokrinologjisë nga viti 1972 deri në vitin 2010.

Nga viti 1992 deri në vitin 1993 u specializua në fushën e endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Masachusetts, në Shtetet e Bashkuara. Ka qenë shef i Shërbimit të të Endokrinologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë nga viti 1993 deri në vitin 2001 dhe nga viti 2006 deri në vitin 2010.

Nga viti 2013 deri në vitin 2020 ka punuar si konsulent në fushën e endokrinologjisë në Spitalin Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive ” Shefqet Ndroqi” Tiranë. Aktiviteti shkencor i Agacit do të shfaqej në artikuj të shumtë shkencorë në shtypin periodik kombëtar dhe ndërkombëtar, në bashkëautorësinë e tekstit mësimor për studentët “Endokrinologjia – Diabeti – Metabolizmi”

Ndër titujt kryesorë përmendim- “Bisedë për Diabetin e Sheqerit 141 pyetje – 141 përgjigje”, “Sëmundjet e Tiroides”. Urgjencat Endokrine – një libër që shpëton jetë.

Paraardhëse

Shoqërimi në komisariat i Kastriot Islamit, drejtori i policisë së Tiranës sqaron incidentin me ish-deputetin: Ndodhi për këtë arsye

Pasardhëse

‘Çmendet’ moti, meteorologët paralajmërojnë surpriza me temperaturat: Kujdes fundjavën! Ja si do të mbyllet nëntori

Pasardhëse

‘Çmendet’ moti, meteorologët paralajmërojnë surpriza me temperaturat: Kujdes fundjavën! Ja si do të mbyllet nëntori

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.