• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Gjermania ndryshon ligjin për mbrojtjen nga infektimet, zbardhet vendimi më i fundit

18 November, 2020
në Botë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Është bërë e ditur se Bundestagu dhe Këshilli Federal duan të vendosin mbi bazë më të sigurt ligjore masat që merren në kuadër të pandemisë. Projektligji është i kontestuar. Kundërshtarët e politikës së Coronës kanë paralajmëruar protesta.

Së fundmi, Bundestagu këshillohet për të marrë një vendim mbi reformën e ligjit të mbrojtjes nga pandemitë. Me rregulloret e reja masat e marra për mbrojtjen nga pandemia duhet të vendosen mbi një bazë të sigurt ligjore. Me këtë projektligj lidhen edhe rregullore si detyrimi për argumentimin e masave dhe ajo e kufizimit kohor të tyre. Mbasditen e së mërkurës për këtë ligj të koalicionit të Unionit CDU/CSU dhe SPD debaton edhe Këshilli Federal.

Duhet theksuar se ligji për mbrojtjen nga pandemitë është reformuar disa herë me fillimin e pandemisë së Coronës. Ndër të tjera është futur edhe klauzola, se Bundestagu duhet të përcaktojë dhe të heqë gjendjen epidemike me përmasa kombëtare. Nëse një gjë e tillë vendoset nga Bundestagu, si në pranverë në Parlament, atëherë Ministria e Shëndetësisë merr kompetenca të posaçme për të lëshuar dekrete ligjore, pa qenë nevoja që të vendosë Këshilli Federal.

Ndërkohë me reformën që diskutohet të mërkurën, rregullohen me ligj edhe detaje të tjera. Ndër të tjera parashikohet një paragraf i përcaktuar si 28a, që përshkruan me imtësi, se cilat masat mund të merren nga landet dhe autoritetet e tjera kundër virusit të Coronës. Këtu futen kufizimet e kontakteve, vendosja e rregullit të distancës, detyrimi për maskë në ambientet publike, mbyllja e dyqaneve apo anulimi i evenimenteve – të gjitha masa që u morën në kuadër të pandemisë.

“Kufizime të forta në të drejtat themelore”

Opozita gjermane, shoqatat e ekonomisë dhe juristët e kritikojnë këtë ligj. Ata shohin aty kufizime të forta të të drejtave bazë dhe kërkojnë më shumë të drejtë fjale të parlamenteve (edhe të landeve) për masat e Coronës. Kryetarja e partisë e E Majta, Katja Kipping, u shpreh, se projektligji i qeverisë vazhdon përqëndrimin e fuqisë vendimmarrëse në selinë e ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn. E Majta nuk do ta miratojë këtë projektligj, sipas të dhënave të saj. Edhe partia liberale, FDP, e refuzon këtë projektligj. “Për ne hapësira e veprimit të qeverisë në ndërhyrjen që bën tek të drejtat bazë është si edhe më parë shumë e madhe”, u shpreh kreu i liberalëve, Christian Lindner.

Kundër politikës së qeverisë e landeve kanë bërë thirrje për protesta kundërshtarët e masave të Coronës. Policia është duke u përgatitur për demonstrata, me gjasë edhe protesta të dhunshme. Ministria e Punëve të Brendshme nuk lejoi protestat direkt para Bundestagut dhe Këshillit Federal. Mohuesit e Coronës e krahasojnë ligjin për mbrojtjen nga pandemitë me ligjin e vetëfuqizimit (ligji i vitit 1933, ku Rajshtagu shfuqizoi vetveten dhe i dha Hitlerit mundësinë për të marrë vendime e lëshuar ligje duke i dhënë kështu pushtet të plotë nazistëve e forcuar diktaturën nacionalsocialiste, shën.red.)

Sekretari i Përgjithshëm i SPD-së, Lars Klingbeil, shkroi. “Ligji i vetëfuqizimit? Njerëz, nuk e keni seriozisht apo jo?” Kurse kreu i degës së landit, CSU, Andreas Dobrindt, foli për një gënjeshtër keqdashëse, nëse kritikët ligjin e qeverisë e barazojnë me “ligjin e vetëfuqizimit” të nazistëve. Nuk bëhet fjalë për t’i hequr të drejta Parlamentit, por për ta forcuar atë. Tek shumë deputetë gjermanë kanë vërshuar E-maile kritikë kundër ligjit të mbrojtjes nga infektimet. Shumica e E-maileve kanë pasazhe të njëjta në tekst.

Paraardhëse

Ku do kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit? Përgjigjet Sali Berisha

Pasardhëse

Kujdes mos e përsërisni më! Gabimi katastrofik që krijon rrudha rreth syve

Pasardhëse

Kujdes mos e përsërisni më! Gabimi katastrofik që krijon rrudha rreth syve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.