• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ruli lan hesapet me Salianjin”, Balla nxjerr prapaskenat e përzgjedhjes së kandidatëve të PD dhe ngre çështjen e rëndësishme

16 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, numri 2 i PS, Taulant Balla, teksa po diskutonte për Projektiligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë politike”, i ndryshuar”, tha se ka ardhur koha që të forcohet ligji për financimin e partive politike në vend.

Ai u ndal tek një rast lobimi nga jashtë, ndërsa nuk nguroi të shigjetojë PD-në edhe për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme.

“I ndoqa me vëmendje disa prej diskutimeve të kolegëve të opozitës parlamentare disa prej tyre se kanë kuptuar objektin e këtij ligji. Në 5 qershor mazhoranca parlamentare, një përfaqësues i pozitës parlamentare dhe dy përfaqësues nga opozita jashtë parlamentare firmosëm një marrëveshje për çështjet e financimit të partive që zhvendosen në kodin zgjedhor, i hoqëm nga ligji i partive i transferuam në kodin zgjedhor dhe kjo u miratua që më 21 korrik. PS kurrë s’ka shkelur asnjë marrëveshje dhe në këtë funksion PS i qëndron 5 qershorit. Procesi i ndryshimeve Kushtetuese i ka hapur rrugë listave të hapura, ndaj i ftoj partitë e tjera të bëhen gati të garojnë tek gjykatësi që nuk gabon kurrë, populli shqiptar. Le të përballemi të gjithë me gjykatësin që nuk gabon.

Çështja e financimit të partive politike është një çështje që duhet forcuar legjislacioni, nuk e garantojmë dot mos financimin e tyre nga burime të paligjshme. Dështimi i drejtësisë shqiptare që nuk hetoi dot financimin e PD nga një kompani guaskë në Edinburg të Skocisë, ku persona me pasaporta ruse ua dha në zemër për të ndihmuar Lulzim Bashën është një fakt që nuk është hetuar. Biem të gjithë dakord që Rusia nuk është vend mik me Shqipërinë. Nga financime ruse financohet PD, partia më e madhe pas PS deri në 2017, se nuk e di si do ta ketë tani në 2021. Pra, ngrihen akuza dhe PD nuk u sqarua dhe këtu biem dakord që ligji i financimit të partive politike nuk është i duhuri”, – tha Balla.

Duke iu drejtuar Murrizit, Balla u shpreh ndër të tjera: “Mos na e kërkoni neve që partia e idealeve dikur ngre një komision me Nishanin, Markun, Rulin Mustafarajm dhe ngarkohen me detyrën për të pushkatuar pa gjyq çunin e Fahriut apo Salianjin. Nëse doni model, bujrum ju ftojmë një ditë të shihni si kemi ngritur procesin më të pastër të përzgjedhjes nga anëtarësia të kandidatëve në PS, por këtyre problemeve të brendshme ku Genc Ruli lan hesapet me Salianjin apo Mustafaj me Fahriun, kjo nuk është çështja jonë.

Ne kemi detyrim moral të qartësojmë disa çështje që lidhen me Shqipërinë, kemi pasur mazhorancën e vitit 2011 që ka votuar një rezolutë e propozuar nga rusi Kostandin Kosacev, procesi që çoi deri në miratimin e rezolutës së Dick Marty, çështje që lidhen me territorin e Republikës së Shqipërisë në Mat Has, e Kukës. Këtu janë zhvilluar hetime sovrane dhe doli në përfundim që as në Has, as në Kukës nuk ka pasur krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ne si Kuvend duhet të vlerësojmë mundësinë e ngritjes së një Komisioni të Posacëm, mund të shkojmë tek një rezolutë që të dënojmë përpjekjen për të bërë pis luftën e Kosovës, rroftë Lufta Clirimitare e Kosovës”,- tha Balla.

Paraardhëse

Kadia u emërua zv.ministër! Shpërthen në Kuvend Murrizi, tregon se çfarë fshihet pas kësaj lëvizje surprizë

Pasardhëse

“I keni lënë shqiptarët në mëshirë të fatit”, Rudina Hajdari ia numëron ‘një për një’ Ramës dhe ka një paralajmërim

Pasardhëse

“I keni lënë shqiptarët në mëshirë të fatit”, Rudina Hajdari ia numëron ‘një për një’ Ramës dhe ka një paralajmërim

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.