• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Meta kujton 76-vjetorin e Çlirimit të Durrësit: “Përjetë do nderojmë kontributin e familjeve më të mira dhe patriotike të Durrësit”

14 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta kujton sot 76-vjetorin e Çlirimit të Durrësit, teksa shprehet se “i dha Luftës Antifashiste Nacionaçlirimtare dhe Atdheut, shumë Dëshmorë dhe Heronj”.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Kreu i Shtetit shpreh mirënjohe për heroin e rezistencën antifashiste, Mujo Ulqinaku, dhe të gjithë patriotët e tjerë, të cilët luftuan krah për krah njëri-tjetrit, për të përmbushur me nder betimin para Flamurit Kombëtar, duke e larë atë me gjakun e tyre të paharruar.

Mesazhi i Metës:

Sot përkujtojmë me krenari, 76-vjetorin e Çlirimit të Durrësit tonë të dashur, që i dha Luftës Antifashiste Nacionaçlirimtare dhe Atdheut, shumë Dëshmorë dhe Heronj. I pari qytet i sulmuar nga bisha nazi-fashiste në 7 prill 1939, Durrësi reagoi që në sekondat e para, i gatshëm për të sakrifikuar bijat e bijtë më të mirë në mbrojtje të Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë.

Mirënjohje përjetë Heroit të Rezistencës Antifashiste, Mujo Ulqinaku dhe të gjithë patriotëve të tjerë, të cilët luftuan krah për krah njëri-tjetrit, për të përmbushur me nder betimin para Flamurit Kombëtar, duke e larë atë me gjakun e tyre të paharruar. Sot është dita për të kujtuar me respekt edhe Nako Spirun, udhëheqësin kryesor të Rinisë Antifashiste pas rënies heroike të Qemal Stafës, për rolin e veçantë frymëzues që luajti, si një prej drejtuesve më të shquar të LANÇ-it, për organizimin e Rezistencës në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë.

Përjetë do nderojmë kontributin e familjeve më të mira dhe patriotike të Durrësit, që dhanë gjithçka të shtrenjtë kishin për t’ju përgjigjur flakë për flakë pabesisë së pushtuesve, duke i dëshmuar Europës dhe mbarë botës se Shqipëria, edhe pse e braktisur dhe e harruar, nisi me vetëmohim, trimëri e atdhedashuri të pashoq rezistencën ndaj fuqive më të mëdha të kohës.

E paharruar vepra e jeta e Dëshmorëve dhe Heronjve të Durrësit dhe sakrificat e familjeve patriotike të këtij qyteti, që përherë ka qenë në vijën e parë të zjarrit, lokomotivë, jo vetëm për mbrojtjen e interesave dhe dinjitetit kombëtar, por edhe e fitores mbi çdo rrezik që kërcënon liritë dhe demokracinë e vendit dhe së ardhmes tonë europiane.

Paraardhëse

Fjolla Morina drejt martesës, ja kur mund të kemi dasëm

Pasardhëse

Edi Reja deklaron: “Skuadra shqiptare i ka të gjitha mundësitë për të dalë e para në grupin C4 të Ligës së Kombeve”

Pasardhëse

Edi Reja deklaron: "Skuadra shqiptare i ka të gjitha mundësitë për të dalë e para në grupin C4 të Ligës së Kombeve"

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.