• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndahet nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar, bilbili i këngës popullore

13 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, që me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një lajm të trishtë. Një nga bilbilat e këngës popullore shqiptare, Sali Brari, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Njoftimi i plote:

“Lamtumirë – Bilbilit të këngës popullore Sali Brari.

Shtegtoi edhe një bilbil….

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të artistit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, këngëtari me vokalin e veçantë, artisti me aftësi të rralla, Sali Brari.

Sali Brari u lind në Tiranë më 18 maj të vitit 1935. Që në shkollën fillore u shpërfaq talenti i tij me zërin e ëmbël e të ngrohtë, duke u aktivizuar në aktivitetet muzikore të asaj periudhe. Në vitin 1956, Sali Brari u emërua këngëtar pranë Estradës së Shtetit. Me krijimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në vitin 1957, ai iu bashkua kësaj trupe, derisa sa doli në pension. Gjatë kësaj periudhe, ai kreu edhe Liceun Artistik pranë degës e kantos.

Në repertorin e Sali Brarit gjejmë një larmi këngësh popullore, këngë të përpunuara, këngë popullore të krijuara nga kompozitorët tanë, deri tek interpretimi prej tij në operetën “Vjeshtë e artë” e kompozitorit Tish Daija si dhe opera “Skënderbeu”.

Sali Brari shndriti në çdo shesh e në çdo skenë të vendit. Po aq i suksesshëm ishte edhe në turnetë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në Europë, Azi e Afrikë, duke i mahnitur të huajt me fuqinë interpretative dhe zërin aq të veçantë e melodioz. Për aktivitetin dhe kontributin e tij në fushën e interpretimit të muzikës popullore, Kuvendi Popullor e ka vlerësuar me Urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit të I-rë.

Në emër të drejtuesve dhe artistëve, TKOBAP i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë të artistit Sali Brari.

I përjetshëm do të mbetet kujtimi i tij”, thuhet në njoftimin e TKOBAP.

Paraardhëse

“Je i bindur që PS do marrë mandatin e tretë që vajte tani?”, përgjigjet Besart Kadia: Ju tregoj se çfarë më tha kryeministri Rama

Pasardhëse

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë: “Do të ketë një mandat të dytë Trump”

Pasardhëse

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë: "Do të ketë një mandat të dytë Trump"

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.