• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pas skandalit me shtetësitë, Ilir Meta furtunë në Presidencë, largon shefin e kabinetit dhe ish-kreun e SHISH

13 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
42
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta ka bërë dje një sërë ndryshimesh në kabinetin e tij. Përmes një deklarate shtypi, ai ka njoftuar se këshilltari i tij për sigurinë, Bahri Shaqiri është larguar nga ky post, ndërsa ndryshime ka pasur dhe në krye të Kabinetit.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka pranuar sot dorëheqjen e z. Bahri Shaqiri nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, për shkak të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë tepër të rëndësishme. Presidenti Meta ka emëruar Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, z. Spiro Koçi, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit. Presidenti Meta ka emëruar Këshilltar Diplomatik, z. Arben Cici, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër shef kabineti, Meta ka emëruar ish-ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti. Presidenca ka dhënë dhe argumentet se përse u zgjodh zoti Panariti. “Për shkak të forcimit të prioriteteve të reja të Institucionit të Presidentit të Republikës, me qëllim përballimin me sukses të sfidave, që parashtron koha, në funksion të interesit më të mirë qytetar dhe kombëtar, siç janë: Sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik; Sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar; Shpopullimi i vendit; Sfidat në Arsim; Sfidat në Mjedis. Kreu i Shtetit ka emëruar sot në detyrën tepër të rëndësishme të Drejtorit të Kabinetit, Prof.Dr. Edmond Panariti”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Skandali me pasaportat

Largimet në Presidencë vijnë në një kohë kur sapo ka shpërthyer një skandal me dhënien e shtetësive. Prej ditësh kanë dalë fakte se si kanë marrë pasaporta në kohë rekord persona të ndryshëm. Për më tepër lojtari i Tiranës që e mori brenda 8 orësh u dënua nga gjykata për falsifikim dokumentesh. Personat përgjegjës për gjithë aktet që ndërmerren sigurisht janë ata që asistojnë presidentin. Bahri Shaqiri ka qenë drejtor i SHISH dhe mbante funksionin e këshilltarit për sigurinë, pra padyshim çdo shtetësi kalonte nga duart e tij. Nga ana tjetër përgjegjësi ka dhe shefi i kabineti dhe emrat e tjerë. Ndërkohë kemi PS, e cila ka iniciuar një hetim përmes Komisionit të Sigurisë, pasi ka dyshime se janë bërë pazare me shtetësitë. Si duket Meta ka marrë masa dhe ka bërë ndryshime në kabinet.

Dhënia e shtetësive

Procedura standarde që ndiqet për dhënien e shtetësive është përmes Ministrisë së Brendshme. Kush mendon se plotëson kushtet aplikon aty dhe më pas ministria kontakton me Presidencën. Po ashtu ka dhe raste kur janë ministri të tjera të linjës që kërkojnë shtetësi për individë të caktuar që mund të kenë kontribute në art, ekonomi, shëndetësi etj. Kjo përcaktohet në pikën 7 të nenit 9.

“Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar”, thuhet aty. Por ka raste kur presidenti mund të përdorë vetë këtë pikë dhe të jap shtetësi për individë të caktuar që kontribuojnë në të mirën e vendit. Dyshimet janë se presidenti ka përdorur përcaktimet e pikës 7 për të dhënë qoka dhe për të bërë ndere.

Paraardhëse

Partia e re e Jozefina Topallit, Lulzim Basha befason me reagimin e tij, tregon emrin e politikanit që fshihet pas saj

Pasardhëse

Priten ndryshime të motit! Mësoni si parashikohen temperaturat për sot, ja çfarë thotë Shërbimi Meteorologjik

Pasardhëse

Priten ndryshime të motit! Mësoni si parashikohen temperaturat për sot, ja çfarë thotë Shërbimi Meteorologjik

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.