• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vuçiç: Me Kosovën, o zgjidhje përmes dialogut o konflikt si në Nago-Karabak

12 November, 2020
në Aktualitet, Kosovë, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë para gazetarëve se në mëngjesin e të enjtes se ka pasur takim me ambasadorët e vendeve të Kuintit, dhe ka thënë që konflikti në Nagorno-Karabak ka treguar shembull se si është një konflikt i ngrirë dhe që kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë një katastrofë të vërtetë.

Grupi i Kuintit përbëhet nga: Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara

Ai theksoi që Beogradi duhet të punojë për arritjen e zgjidhjes përmes kompromisit me Kosovën. Siç ka porositur ai, Serbia edhe më tej duhet të forcohet ekonomikisht dhe ushtarakisht që të mund të ruajë vendin e saj në çdo moment nga agresorët potencialë.

“Por, porosia më e rëndësishme është porosia e paqes, dialogut dhe dëshirës që të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën dhe ta kuptojmë që zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut. Është më mirë që ta arrijmë më herët sesa vonë. Në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”, ka theksuar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë ka thënë që ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.

“Pavarësisht se si do të përfundojë kjo telenovelë që po e shikojmë”, theksoi Vuçiq.

Presidenti Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 4 shtator në Uashington, në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, kanë nënshkruar Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Si rezultat i asaj marrëveshjeje, zyra e Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC) u hap në Beograd.

Thirrje për shumë pjesëtarë të pakicave në administratën shtetërore
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dërguar Qeverisë së Serbisë një “kërkesë apo lutje” që të ketë më shumë pjesëtarë të pakicave kombëtare në administratën shtetërore.

“Të mos jenë vetëm partnerët tradicionalë, partia e Ishtvan Pastorit, por edhe pjesëtarët e tjerë të pakicave kombëtare – romët, kroatët, boshnjakët. Ka mjaft përfaqësues të shqiptarëve, me të cilët mund të bisedojmë dhe do t’i lutesha ministres (Gordnana) Qomiq (ministre për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Dialogut shoqëror) që të ndikojë në përmirësim edhe më të fuqishëm të pozitës së pjesëtarëve të pakicave kombëtare”, ka deklaruar mes tjerash ai. /REL/

Paraardhëse

Zjarr i madh tek Ministria e Jashtme në Tiranë, ja çfarë ka ndodhur

Pasardhëse

Tensionohet situata mes Kosovës dhe Serbisë pas deklaratave të Vuçiç, reagon BE

Pasardhëse

Tensionohet situata mes Kosovës dhe Serbisë pas deklaratave të Vuçiç, reagon BE

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.