• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lulzim Basha mesazh të fortë Ramës: Si nuk ke turp? Edhe për nivelin tënd të ulët, kjo është e papranueshme

11 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përmes një video-mesazhi kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga akuzat për shpifje dhe mashtrime në adresë të tij dhe të fokusohet tek pandemia.

Sipas tij, Rama sulmon opozitën për të larguar vëmendjen nga dështimet e skandalet e qeverisë së tij.

Basha i bëri thirrje kryeministrit të zbatojë planin e PD për të luftuar pandeminë. Gjithashu u shpreh i bindur se do ta mposhtë Ramën në zgjedhje dhe se do të përmbushë të gjitha premtimet e pambajtura, siç i cilësoi ai.

“Rama, duhet të të vijë turp nga vetja.
Në vend që të luftosh kovidin, në vend që të marrësh masa për të shpëtuar ekonominë, në vend që të ndihmosh qytetarët – ti po përhap gënjeshtra monstruoze kundër meje.

Harxhon gjithë kohën për të përhapur gënjeshtra në vend që të shpëtosh jetën e qytetarëve shqiptarë dhe ekonominë tonë.

Si nuk ke turp? Edhe për nivelin tënd të ulët, kjo është e papranueshme.

Si të gjithë qytetarët shqiptarë, unë jam mësuar të dëgjoj gënjeshtra nga ti. Sepse ti nuk je ne gjendje të mbash asnjë premtim të vetëm. E vetmja gjë që bën është shkatërrimi i ekonomisë dhe i të ardhmes tonë.

Ndërkohë që merresh me vizatime dhe nuk shkulesh nga Instagrami, unë e kam vënë tërë jetën time në shërbim të vendit. Për Shqipërinë. Për shqiptarët. Për pavarësinë e Kosovës.

Ti nuk më bën dot moral mua për patriotizëm.

Ti nuk më mëson dot mua çfarë është besnikëria ndaj Shqipërisë.

Edhe sot me gënjeshtrat, mashtrimet dhe veprimet e tua ti dëmton Shqipërinë, Kosovën dhe interesat kombëtare.

Po ta them qartë dhe prerë, të gjitha akuzat e tua janë shpifje dhe mashtrime për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe dështimet e tua që po i paguajmë me jetë njerëzish.

Për të gjitha këto po vjen dita të japësh llogari para drejtësisë”, shprehet Basha.

Paraardhëse

Mohimi i realitetit nga Trump dhe pasojat për SHBA-në

Pasardhëse

Arbana Osmani vë në siklet Xhemi Shehun para të gjithëve

Pasardhëse

Arbana Osmani vë në siklet Xhemi Shehun para të gjithëve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.