Një tërmet i fuqishëm goditi në orën 04:54 të mëngjesit Maqedoninë e Veriut duke shkaktuar panik mes banorëve. Lëkundjet u ndjenë edhe në Shqipëri.
Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup tha se tërmeti më së shumti është ndjerë nga popullata në Gostivar dhe Mavrovë me 5 ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane, në Tetovë dhe Shkup me 4 dhe në Manastir, Prilep dhe zonën përreth me 3 ballë.
Tërmeti është ndjerë edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Tërmetin e fuqishëm të këtij mëngjesi e ndjenë edhe kafshët e Kopshtit Zoologjik në Shkup, të cilë klithin pa pushim.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post