• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

“Nuk do të më shihni më”, gjithçka që Trump ka thënë se do të bëjë nëse humb zgjedhjet

7 November, 2020
në Botë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjatë fushatës se tij kundrejt kundërshtarit demokrat, presidenti Donald Trump kishte menduar edhe për mundësinë e humbjes së zgjedhjeve. Shumica prej deklaratave të tij publike kishin të bënin me komentet për Joe Biden. Gjatë tetorit në kuadër të një vizite në Wisconsin, Trump tha se Biden nuk ishte kandidat i denjë për të dhe humbja nga ai do të ishte poshtëruese.

“Nëse humbas, do të kem humbur ndaj kandidatit më të keq, kandidatit më të keq në historinë e zgjedhjeve presidenciale”, – kishte thënë Trump.

Por ai humbi, pasi Biden u zgjodh presidenti i 46-të i SHBA-së. Por komentet e Trumpit hidhnin pak dritë mbi pyetjen se si do të vazhdonte jeta e Trump nëse do të dilte i humbur.

Gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 dhe 2020, Trump dhe rrethi i tij i ngushtë kanë dhënë sugjerime se çfarë do të mund të bënte ai pas humbjes, që nga përballja me media e deri te mundësia që të mos dukej më në publik.

Në muajin qershor Trump tha për Fox News: “Nëse nuk fitoj, nuk fitoj” dhe se ai do “të vazhdojë të bëjë gjëra të tjera”. Atëkohë kjo u pa si pranim i rezultatit nga ana e tij.

Por që nga atëherë shumëçka ka ndryshuar. Jo rrallë, Trump ka lënë të kuptohet se nuk do të pranonte humbjen.

“Të shohim, nuk do të them ‘po’ as nuk do të them ‘jo’ dhe nuk e thash as herën e kaluar”, – citohet të ketë thënë Trump në muajin korrik kur u pyet nëse do e pranonte humbjen.

“Duhet të presim dhe të shohim çfarë do të ndodh”, – u përgjigj Trump në muajin shtator në të njëjtën pyetje.

Mbesa e Trump, Mary Trump, e cila mbështeti Joe Biden, gjatë shtatorit tha se xhaxhai i saj “mund të bënte atë që nuk imagjinohet” vetëm për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë.

Një përpjekje e tillë do të ishte e pashembullt në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më 19 shtator në një tubim në Karolinën e Veriut, Trump iu rikthye të njëjtës temë.

“Nëse humbas kundrejt tij (Biden), nuk e di se çfarë do të bëjë”, – tha ai. “Nuk do të ju flasë kurrë më dhe nuk do të më shihni më”.

Nënkuptimi ishte se humbja ndaj Biden do të ishte aq poshtëruese sa ai do të duhej të zhdukej dhe turma e mori si shaka. Diçka të ngjashme Trump kishte thënë edhe në prillin e vitit 2016.

“Nuk jam i sigurt se do të më shihni më këtu. Nuk po them se do të humbas, por nëse ndodh, nuk mendoj se do të më shihni sërish. Do të shkoj në Turnberry të luaj golf ose diçka të tillë”, – kishte thënë Trump.

Trump kishte shënuar fitore tronditëse ndaj Hillary Clinton. Trump humbi zgjedhjet kundrejt Biden por ka edhe 77 ditë si president në detyrë. Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.

Paraardhëse

U bë nënë për herë të parë, Klea Huta tregon si humbi 16 kg për një muaj

Pasardhëse

Azerbajxhani arrin të shpëtojë 16 fshatra të tjerë , nga ushtria armene

Pasardhëse

Azerbajxhani arrin të shpëtojë 16 fshatra të tjerë , nga ushtria armene

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.