• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha: “Shqiperia ka nevojë për lidership,vendi gjëndet në krize shëndetësore dhe ekonomike”

7 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar sot shqiptarëve përmes një videomesazhi për situatën me koronavirusin. Ai thotë se tashmë është fakt që vala e dytë e kësaj pandemie ka trokitur te ne dhe se situata po rëndohet dita ditës.

Por nisur nga kjo, kryedemokrati i kërkon qytetarëve të ruhen sa më shumë, pasi siç tha, sistemi shëndetësor dhe ai ekonomik po shkon drejt kolapsit. Ipari i PD-së, shtoi ndër të tjera se në vend mungon lidershipi, ndërsa kryeministri Rama, jo vetëm që nuk mori parasysh propozimet e demokratëve, por e hedh edhe fajin për këtë situatë te qytetarët.

MESAZHI I PLOTE
“Është e qartë tashmë se vala e dytë e pandemisë ka goditur Shqipërinë dhe gjendja po përkeqësohet dita-ditës. Numri i atyre që kanë humbur jetën nga virusi, i të shtruarve në spital dhe i të infektuarve me koronavirus po rritet në mënyrë tragjike.

Ju shpreh ngushellimet e mia te gjithe familjeve qe kane humbur njerëzit e tyre të dashur ne betejen me coronavirusin.

Nuk ka gje me te dhimbshme se pamundesia per tu ardhur ne ndihme familjareve dhe te afermeve të sëmurë.

Te dashur bashkeqytetarë,

Shqiperia ka nevojë për lidership.

Për fat të keq, sot kjo na mungon. Vendi gjendet në krize shendetesore dhe ekonomike, pa asnje mase dhe plan per menaxhimin e saj. Spitalet janë të mbipopulluara, urgjencat janë përplot me qytetarë që presin ndihmë. Mjekët janë të mbingarkuar, të pambrojtur dhe pa mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjen. Disa prej tyre e kanë paguar me jetë.

Dua të shpreh mirenjohjen, respektin dhe solidaritetin tim me mjeket, infermieret dhe te gjithe personelin shëndetësor qe sot po bejne te pamunduren per tu ardhur ne ndihme qytetareve, ndonëse pa mbështetje dhe në kushte shumë të vështira.

Vendi ka nevojë për lidership ekonomik!

Kjo qeveri ka dështuar të menaxhojë situatën. Sot, shqiptarët janë më të kërcënuar dhe më të varfër se çdo qytetar tjetër në rajon.

Pamundesia ekonomike e ka bërë edhe me të veshtire perballimin e krizes shendetesore. Shumica e qytetareve nuk përballojne dot kostot e larta të medikamenteve qe perdoren per te trajtuar koronavirusin.

Kjo është e papranueshme!

Si lideri i opozitës, ne ketë situatë shumë te veshtire, me përgjegjësi të plote kam ofruar alternativa, kam ofruar zgjidhje. I kam kerkuar kryeministrit të pergjigjet me seriozitetin që i kërkon detyra dhe situata.

E vetmja përgjigje është se fajin e kane qytetaret.

Nuk eshte faji i qytetareve, mungesa e mjekeve, e laboratoreve, e testimeve, e kapaciteteve spitalore. Nuk eshte faji i qytetareve per cmimet me te larta ne rajon te barnave per trajtimin e semundjes, rritja e papunesise dhe pamundesise ekonomike.

Ne, kemi mbështetur qe nga fillimi çdo hap ne mbrojtje te shendetit te njerezve dhe kemi ofruar zgjidhje.

Por ne bëjmë përgjegjëse qeverinë për mungesën e lidershipit dhe te veprimit nga ana e saj.

Te dashur bashkeqytetare,

Asgje nuk eshte me e çmuar se jeta dhe shendeti juaj. Prandaj ju bej thirrje te tregoni maksimumin e vëmendjes dhe kujdesit për te mbrotjur veten, fëmijët, prindërit dhe familjen!”-shkruan Basha.

Paraardhëse

Zbardhet axhenda e samitit të Sofjes, Rama do të mbajë fjalën e tij pas Presidentit Macron

Pasardhëse

Marina “lë pas” Luanën, stilistja itialiane bën ambasadore të firmës së saj Marinën

Pasardhëse

Marina “lë pas” Luanën, stilistja itialiane bën ambasadore të firmës së saj Marinën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.