• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tabaku: “Erion Veliaj gënjeu publikun për fondet e ndërtimit të shkollës “Sami Frashëri”, kushton 8 herë më tepër se shkollat që ndërton BE”

7 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, në një deklaratë për mediat tha se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka gënjyer për fondet e rindërtimit të shkollës “Sami Frashëri”.

Tabaku tha se plani i tij dhe i qeverisë ishte për të fryrë kostot e shkollës. Ish-deputetja e PD, theksoi se vlera e rindërtimit u rrit deri në 4.5 mln euro, 8 herë më e lartë se sa shkollat e ngjashme që ndërton BE.

“Për nëntë muaj me radhë Erion Veliaj dhe qeveria gënjyen publikun duke deklaruar se shkolla “Sami Frashëri” do të ndërtohet me fondet e Bashkimit Europian. I pacipë dhe duke gënjyer ditën për diell, Erion Veliaj vazhdoi të flasë për këto fonde, edhe kur faktet flisnin kundër tij dhe pohimeve të tij. Së fundi, mbërriti deri aty sa të censurojë Delegacionin e Bashkimit Europian, i cili sqaroi publikisht se fondet për “Sami Frashërin” nuk janë nga fondet e rindërtimit të BE-së”- tha Tabaku.

Deklarata e plotë:

Për nëntë muaj me radhë Erion Veliaj dhe qeveria gënjyen publikun duke deklaruar se shkolla “Sami Frashëri” do të ndërtohet me fondet e Bashkimit Europian.

I pacipë dhe duke gënjyer ditën për diell, Erion Veliaj vazhdoi të flasë për këto fonde, edhe kur faktet flisnin kundër tij dhe pohimeve të tij.

Së fundi, mbërriti deri aty sa të censurojë Delegacionin e Bashkimit Europian, i cili sqaroi publikisht se fondet për “Sami Frashërin” nuk janë nga fondet e rindërtimit të BE-së.

Fare pak media e transmetuan deklaratën e Delegacionit të Bashkimit Europian, sepse pjesa më e madhe e tyre u bllokuan nga Erjon Veliaj dhe të tijtë.

Prandaj, ne e kemi të qartë që media e shantazhuar, e frikësuar apo edhe blerë, ka zgjedhur të censurojë këtë deklaratë.

Kjo deklaratë përgënjeshtroi Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajn dhe për të disatën herë i shpalli Mashtrues dhe Gënjeshtar.

Njeriun që gënjeu për fondet me të cilat do të rindërtohej shkolla “Sami Frashëri” që u prish në mënyrë të beftë dhe me procedura të fshehta dhe ende të pashpallura.

Arsyet pas kësaj gënjeshtre dhe pas kërcënimeve dhe blerjeve që e vërteta të mos dalë në shesh, janë disa.

Erion Veliaj gënjeu publikun për fondet e ndërtimit të shkollës “Sami Frashëri” që u prish në mënyrë të beftë dhe me procedura të fshehta dhe ende të pashpallura, është ai që ka kërkuar që ky informacion të mos jetë publik për qytetarët e Tiranës.

Erjon Veliaj gënjeu për fondet e rindërtimit të shkollës pasi plani i tij dhe i qeverisë shqiptare ishte që t’i frynin kostot e shkollës.

Sipas tabelës së publikuar nga Bashkia Tiranë kosto e shkollës shkon në 4.5 mln euro, një vlerë gati 8 herë më e lartë se sa shkollat e ngjashme që ndërton BE.

Në vend të gënjejë në mënyrë të pacipë, qeveria, bashkia, duhet t’i japin përgjigje pyetjeve që u fshihet prej dy javësh.

1. A u rehabilitua shkolla “Sami Frashëri” duke u shpallur si një shkollë që do t’i qëndronte viteve e fortë? Çfarë shkoi keq me këtë pohim të Veliaj që shkolla degradoi aq shumë sa të shembej?

2. A është shpallur në datën 27 mars projektimi i ndërtimit të shkollës “Sami Frashëri” dhe anulluar 3 javë më vonë, në 21 Prill 2020? Që do të thotë se ditën që u prish shkolla, nuk kishte as projekt-ide as projekt – zbatim dhe asnjë tender të hapur?

3. Në cilin sirtar ka përfunduar procedura e papërfunduar e tenderit për shkollën “Sami Frashëri”? Pse nuk ka asnjë dosje publike duke filluar nga fondet, projekti dhe deri tek procedurat e tenderit publik?

Nëse Edi Rama dhe Erion Veliaj mendojnë se me heshtjen, kërcënimet dhe shantazhet ndaj mediave do t’i mbyllin gojën të vërtetës, i kanë bërë llogaritë gabim.

Shqiptarët dhe mbi të gjitha qytetarët e Tiranës do të marrin vesh të vërtetën, provat dhe faktet që i kemi bërë publike dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë publike se si është manipuluar e vërteta për shkollën “Sami Frashëri”.

Shkolla “Sami Frashëri” është thjesht një pasqyrë e mënyrës se si Bashkia operon, se si qeveria operon. Është thjesht një mënyrë e fasadës që çdo ditë ia ofrojnë qytetarëve të Tiranës, fasadë e cila ka rënë për të gjithë shqiptarët dhe me 25 prill do të marrë goditjen përfundimtare.-shkruan Tabaku

VIDEO:

Paraardhëse

Lleshaj: “Ramë dakord që në nëntor të formalizohet Kongresi i Autoriteteve Vendore Shqipëri-Kosovë”

Pasardhëse

Fisnik Syla flet për herë të parë për lidhjen me Fjolla Morinën, “Më ka ndryshuar jetën përgjithmonë” (FOTO)

Pasardhëse

Fisnik Syla flet për herë të parë për lidhjen me Fjolla Morinën, “Më ka ndryshuar jetën përgjithmonë” (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.