• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Aida Shtino rrëfehet si asnjëherë më parë, zbulon pengun e emisionit “Njerëz të Humbur”: Shikoja ëndrra sikur i gjeja

5 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarja dhe moderatorja Aida Shtino ka folur për “Njerëz të Humbur” duke treguar se i mungon shumë dhe ajo kohe, pasi aq shumë përfshihej në ngjarje sa shihte në ëndërr sikur gjente njerëz.

“Më mungojnë dhe është një pjesë e jetës time që nuk do ta harroj kurrë dhe i përket asaj pjese të profesionit tim ku kam dhënë shpirtin dhe gjithë pasionin tim për punën dhe e kam bërë me dëshirë. Ka shumë dosje që janë të pagjetura dhe nëse do më jepet mundësia, pse jo, mund të bëja paralelisht të dyja emisionet. Sa më shumë të kërkohet rreth një qenie njerëzore dhe të gjendet se ku ndodhet, aq më mirë është.

Kur kam pasur emisionin, shikoja gjithë kohës ëndrra sikur i gjeja, sikur i kërkoja. Besoj se do të vijë një kohë që do ti shkruaj të gjitha ato përjetime, kam filluar, jam në përfundime të disa librave”, u shpreh Shtino.

Ndërsa thekson se i kanë mbetur peng dosjet e fëmijëve të humbur, një pjesë e madhe e të cilëve nuk janë zbuluar ende dhe në ditët e sotme.

“Kam qarë, pothuajse për çdo emision kam qarë pavarësisht se publiku nuk më shikonte se regjia e lëvizte kamerën se unë duhet të isha e fortë, por ishte e pamundur të mos përfshihesha. Jam nënë vetë dhe e di shumë mirë një moment kur nuk përgjigjet fëmija. Kam shumë pengje sepse nëse do vazhdonte ai emision, ndoshta atyre njerëzve do tu jepej mundësia që të gjendeshin. Pengje kam përsa i përket dosjes së fëmijëve të humbur që janë të shumta dhe këtë e them me keqardhje dhe fatkeqësisht nuk janë të gjetur.

Akoma më shkruajnë mesazhe kur do rikthehesh sepse ndoshta emisioni ka qenë e vetmja dritare për këta dhe këtu doja ti bëja një thirrje dhe organeve të policisë apo ministrisë së brendshme, duhet të hapin një zyrë që të jetë për kërkimin e njerëzve të zhdukur sepse Shqipëria ka shumë. Kam pasur mbi 4 mijë dosje njerëzish të humbur. Shumica kanë qenë të ikur në emigracion”, tha Shtino.

Sa i përket historive që e kanë goditur më shumë dhe mund ta kenë lënë disa netë pa gjumë, përmend: “Bleona Matën, Juliana Hoxhën. Ka qenë historia e Altin Zekës për të cilin kemi kërkuar shumë, kemi zbuluar të gjithë itinerarin se ku mund të kishte qenë dhe të gjitha informacionet na çonin në Londër, shpesh herë mendonim se ishim afër tij, por zbrazej komplet gjithë piramida që ngrihej”, tha ajo për Fax News.

Paraardhëse

U gjobit, Kryemadhi shkel sërish urdhrin e qeverisë, shikoni çfarë ndodhi në mbledhjen e Këshillit Drejtues të LSI-së në Durrës (VIDEO)

Pasardhëse

“Me një Diell në dorë”, Arbana Osmani pozon për herë të parë me vogëlushin e saj (FOTO)

Pasardhëse

“Me një Diell në dorë”, Arbana Osmani pozon për herë të parë me vogëlushin e saj (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.