• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Ja çfarë ndodh nëse rezultati në zgjedhjet e ShBA-së është i barabartë

3 November, 2020
në Botë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në SHBA nuk vendos shumica popullore se kush zgjidhet president, por ato që quhen kolegje elektorale. Janë 538 gjithësej që llogariten, nga një “kolegj” (votë) për çdo anëtar të Dhomës së Përfaqësuesve (435 të ndarë sipas popullsisë së shteteve që shpjegon se pse disa shtete kanë më shumë peshë se të tjerët), nga një për çdo anëtar të Senatit (100 në total nga dy për çdo shtet), plus 3 për kryeqyetin Washington DC.

Së pari, ndonëse rezultatet shpesh shpallen që në natën e zgjedhjeve, e marta e parë e nëntorit, votuesit e kolegjeve elektorale mblidhen vetëm “të hënën e parë pas të mërkurës së dytë të dhjetorit”. E kontrollova, këtë vit i binte në 14 dhjetor.

Në 14 dhjetor, nëse nuk ka ndonjë surprizë (kolegjet nga gjysma e shteteve kanë të drejtë me ligj të votojnë për kandidatin që duan dhe jo për atë që ka vendosur populli, mirëpo zakonisht nuk “tradhëtojnë”), konfirmohet rezultati 269-269.

Pas kësaj, sipas kushtetutës, e drejta për ta zgjedhur Presidentin i kalon Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, kurse për të zgjedhur zv-Presidentin i takon Senatit Amerikan. Ky mund të jetë lajm i mirë për Joe Biden se Demokratët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuevse. Mirëpo, edhe këto nuk votohet në mënyrë individuale nga kongresistët. Votojnë shtetet.

Domethënë kongresistët nga një shtet mblidhen dhe vendosin se kujt do t’ia japin votën. Dhe ndonëse Demokratët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, Republikanët kanë shumicën e kongresistëve që vijnë prej në 26 shteteve, kurse demokratët vetëm në 23 prej tyre. Kurse Pennsylvania është barazim.

Nëse votohet kështu, atëhere Donald Trump mund të fitojë zgjedhjet nga votat e Dhomës. Në Senat, votohet jo me shtete por individualisht. Edhe aty kanë Republikanët shumicën, kështu që mund të rizgjidhet Mike Pence si Zv-President. Por ky nuk është i vetmi skenar. Në 3 nëntor votohet edhe për Kongresin. Nëse Demokratët përmbysin rezultatin në disa shtete, atëhere llogaritë bëhen me Kongresin e ri, se këto votime bëhen pas 1 janarit 2021.

Dmth Dhoma mund të nxjerrë Joe Biden President, kurse Senati Mike Pence Zv-President. Pra, mund të kemi udhëheqës nga dy partitë kundërshtare. Mirëpo, edhe Dhoma e Përfaqësuesve mund të nxjerrë një rezultat barazim. Shtetet mund të ndahen 25-25.

Çfarë ndodh ?Tani jemi thellë në janar të vitit 2021. Sipas rregullit, Zv-Presidenti që ka zgjedhur Senati, bëhet President i Përkohshëm. Ky mund të jetë Mike Pence, nëse Senati mbetet në duart e Republikanëve. Por, mund të jetë edhe Kamala Harris nëse Demokratët rifitojnë shumicën në Senat.

Nëse vjen data tradicionale për inaugurimin e Presidentit, 20 janari, dhe Dhoma e Përfaqësuesve ende nuk e ka zgjedhur Presidentin, Zv-Presidenti i zgjedhur nga Senati bëhet President. Dmth Pence ose Harris. Ka edhe një mundësi, kur barazimi bie si mallkim mbi të dy Dhomat e Kongresit. As njëra e as tjetra nuk i shpëtojnë dot barazimeve 25-25 dhe 50-50 përkatësisht në Dhomë dhe në Senat.

Atëhere, kushdo që është në krye të Dhomës së Përfaqësuesve shpallet President në 20 janar. Nëse mbetet Nancy Pelosi në krye të Dhomës edhe pas 1 janarit, atëhere ajo do të jetë Presidentja e radhës në SHBA dhe asgjë nuk mund t’i ngushëllojë dot Republikanët.

Sigurisht, nëse Republikanët marrin në dorë Dhomën, ose demokratët radikalë i bëjnë përsëri sfidë Pelosit, emri mund të ndryshojë. Këto të fundit janë padyshim ngjarje që kanë probabilitet shumë të ulët. Vështirë se skenaret e barazimit në kolegjet elektorale janë më të mëdha se 1%. Mirëpo, ekziston mundësia dhe 2020 ka qenë një vit kaq i tmerrshëm saqë çdo katastrofë duket e mundshme, përfshi edhe ato të natyrës kushtetuese.

Paraardhëse

Sonila Meço e pyet hapur Bashën: Çfarë note e keni patur matematikën? Ja si i përgjigjet kryedemokrati

Pasardhëse

Trump apo Biden? Bamir Topi zbulon hapur kë mbështet si president

Pasardhëse

Trump apo Biden? Bamir Topi zbulon hapur kë mbështet si president

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.