• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kreshnik Spahiu: Ja 3 vendimet që duhet të marrë Jozefina Topalli, të synojë të bëhet kryeministre dhe jo deputete

30 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lëvizja e bujshme e ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-nënkryetares së Partisë Demorkatike, Jozefina Topalli për të krijuar parti të re ka ndezur politikën shqiptare. Por në lidhje me këto zhvillime dje ka reaguar edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Ky i fundit përmes një statusi të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, teksa përshëndet këtë iniciativë të ish-kryetares së Parlamentit, shprehet se zonja Topalli duhet të kandidojë për kryeministre, pasi sipas tij, në këtë mënyrë do të sfidojë hapur kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

“Zonja e hekurt e Partisë Demokratike ka qenë e hekurt edhe me kritikët e Partisë Demokratike dhe sot ajo po sulmohet për këtë pikë të dobët të saj nga kundërshtarët. Ka ardhur koha që Jozefina Topalli të tregojë se është më e hapur se Lulzim Basha dhe dyert e Lëvizjes për Ndryshim janë më të mëdha se dyert e Partisë Demokratike. Zonja Jozefinë, të kanë mbetur edhe 3 muaj për të treguar që je lidere e opozitës, ndryshe nga Lulzim Basha. Hezitimi të nxjerr përfundimisht nga skena politike. Ke vetëm një zgjidhje: Hapu dhe kandido në garë për kryeministre dhe jo një deputete liste. Nëse garon për kryeministre ke sfiduar Lulzimin dhe Edvinin. Nëse garon për deputete, je duke kërkuar pak dhe do fitosh aspak. Mos harro: Kauzat e mëdha nuk ndërtohen me njerëz të vegjël”, – shkruan ai.

Më tej ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i jep edhe një këshillë zonjë Topalli, ndërsa i kërkon hapur që ajo dhe partia e re e krijuar prej saj, duhet të bashkëpunojnë edhe me zotin Patozi, Murrizi dhe zonjën Hajdari, pasi sipas tij, kjo është mënyrë më e mirë për të rrëzuar dyshen Rama-Basha.

“Natyrisht, Jozefina Topalli apo çdokush nëse del në pension nuk e ndryshon dot as partinë dhe as Shqipërinë. Që Jozefina të realizojë objektivin duhet të jetë pjesë e vendimarrjes. Deri këtu jemi të qartë, por Jozefina duhet të qartësojë veten dhe publikun që e mbështet se çfarë shtigjesh kërkon të kalojë. Lëvizja për Ndryshim të kërkojë të marrë drejtimin e Partisë Demokratike dhe të bëhet kryetare e saj pas humbjes së Bashës në 2021. Kjo mund arrihet duke bashkëpunuar ngushtë me disa parti që kanë dalë nga PD (Rudina Hajdari, Astrit Patozi, Myslym Murrizi)”, – shkruan ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Paraardhëse

Meta lëshon ultimatum dhe i dërgon thirrje urgjente Kuvendit: O tani o kurrë, jam i bindur që kjo do të ndodhë së shpejti

Pasardhëse

“Qaj fshehurazi”, moderatorja e njohur shqiptare mes dhimbjes së madhe tregon momentin e vështirë që po kalon

Pasardhëse

“Qaj fshehurazi”, moderatorja e njohur shqiptare mes dhimbjes së madhe tregon momentin e vështirë që po kalon

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.