• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Debati në Kuvend! Kryeministri Rama ka një mesazh për Ralf Gjonin: Ja çfarë do të shohësh më 25 prill

29 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Rama i është përgjigjur deputetit Ralf Gjoni, i cili tha se me rrëzimin e dekretit të Metës, Rama tashmë e ka mbyllur qarkun për partitë e reja, teksa i ka kërkuar që të paktën kandidatët e partive të reja të garojnë me lista të hapura 100%.

Rama iu shpreh se kjo është një periudhë pjellorie për partitë e reja, që tregon se sistemi është i hapur. Ai e garantoi Gjonin se më 25 prill do të shihet se kandidatët me realisht vota do të përmbysin dhe thyejnë renditjen.

Pjesë nga debati:

Ralf Gjoni: Në nja tre zgjedhje e di si vidhet vota nëpërmjet komisionerëve. Dua të të them diçka. Në korrik na dhe fjalën se ndryshimet kushtetuese që u dakordësuan do reflektoheshin besnikërisht. Ua kërkova juve dhe Ballës që t’i reflektonim brenda korrikut. Ju e keni vështirësuar jashtë mase e keni vështirësuar krijimin e partive të reja. Sepse listat janë të mbyllura.

Nuk kemi kërkuar asgjë më tepër. Dua t’ju kujtoj shumë miqësisht, e keni mbyllur qarkun me Ilir Metën, Sali Berishën. Ne na detyroheni moralisht të paktën neve këtu në parlament, na detyroheni minimumi një korrektësi profesionale për të pasqyruar ato që ramë dakord.

Na lejoni të paktën ne të partive të reja që të garojmë me lista të hapura 100%.

Rama: Ralf, e para njëherë, nuk t’i thashë unë ato që the ti. As të akuzova, as që ke blerë vota, as që ke shitur vota. Nuk e di pse i the ti. Të mirëkuptoj. Mos më thuaj tani që më kërkove të jemi të sinqertë.
Ndërkohë që sa i përket partive të reja, s’kamë parë, është periudhë pjellorie e partive të reja. Që janë krijuar apo në lindje e sipër.

Sistemi është i hapur. Natyrisht, është i hapur për ata që marrin vota. Jo për ata që u mësuan të hipin tek treni, dhe kush kapte vargonin e mallrave. Nuk e di, a të kujtohet, kur shkonin në Durrës, të dielën në plazh në Durrës, ishte intensitet i madh për trenin dhe kapeshin tek spondi i vargonit të mallrave.

Ja ku e ke një atje. Ajo ka mbaruar. Dmth, ai sikur të organizojë një dasmë, ka më shumë dasmorë se votuesë. Partia, e para njëherë nuk e kemi shpikur ne këtë formulë. Dhe partia ka sigurisht një logo, ka një traditë, një vlerë të shtuar për kandidatin. Nëse je kaq i fortë edhe s’ke nevojë për listë. Nëse futeni me parti atëhere ti merr nga partia, nga lidershipi, një pjesë të vlerës që ke si kandidat. Pse çfarë është stacion treni tek fundi i Bulevardit të Ri.

Kjo është fare e qartë. E kam thënë dhe herë tjetër, që të jesh i sigurt se zgjedhjet e 25 prillit do tregojnë se kandidatët me realisht vota do e thyejnë renditjen. Natyrisht, flas për kandidatë realë, jo për ata të vargonit të mallrave.

Paraardhëse

Ndryshon sërish moti, ja çfarë pritet ditën e nesërme sipas Shërbimit Meterologjik

Pasardhëse

Murrizi nxjerr prapaskenat e forta, zbulon votën për dekretin e presidentit

Pasardhëse

Murrizi nxjerr prapaskenat e forta, zbulon votën për dekretin e presidentit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.