Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Oli ka reaguar pas deklaratës së analistit Fatos Lubonja, i cili është shprehur se “Shqipëria drejtohet nga tre banda, do të ishte më udhës që të linim vetëm këto banda pasi ato mund të asgjësojnë apo mbajnë nën kontroll njëra-tjetrën”.
Në një postim në rrjetet sociale, Olli ironizon Lubonjën, ndërsa shkruan se pragmatizëm më shpresëdhënës nuk mund të ketë.
“Mund ta shkruaja këtë status edhe dje në darkë vonë, por isha në dyshim nëse ajo çka dëgjova nga Lubonja në Real Story e kisha dëgjuar saktë… Duke iu referuar atij dhe opinionit se Shqipëria drejtohet nga tre banda, do të ishte më udhës që të linim vetëm këto banda pasi ato mund të asgjësojnë apo mbajnë nën kontroll njëra-tjetrën… Çdo iniciativë tjetër që mund të dalë jashtë konceptit të bandës nuk vlen, pasi mund të dobësojë njërën nga bandat e të forcojë bandën tjetër…..
Mendim më racional nuk ka ku të shkojë. Fakti që udhëhiqemi nga banda nuk është problem!!!! Tani më thoni ju se kush i shërben më fort bandës në pushtet. Kur shqiptarëve u thua se drejtoheni nga banda, po ju refuzoni njërën e preferoni tjetrën, besoj se u jepen alternativa pafund zgjedhjesh! Pragmatizëm më shpresëdhënës nuk mund të ketë… i pa fjalë….
ps, karakterizimet e mësipërme nuk kanë lidhje me bindjet apo opinionet e mija. Është një minianalizë që bazohet te këndvështrimi i z. Lubonja….” – shkruan Olli në postimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post