• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ku ndryshon Jozefina e ‘re’ nga e ‘vjetër’?”, gazetari i njohur ngre shqetësimin e madh për partinë e Topallit

29 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar për partinë e re të prezantuar nga Jozefina Topalli. Kikia ka një shqetësim dhe ngre disa pyetje të rëndësishme, se çfarë ndryshimesh do të sjell Jozefina Topalli në politikën shqiptare, çfarë do të bëjë më shumë e më mirë sot, kur ka patur të gjithë kohën e duhur për ta bërë këtë

Postimi i plotë:

“Çfarë do të na sjellë Jozefina Topalli në politikë?

Unë kam respekt për Jozefina Topallin. Nuk kam njohje të drejtëpërdrejtë, mbaj mend ta kem takur gjithsej nja dy herë personalisht. Edhe pse vlerësimet janë çështje konsideratash personale, unë e kam konsideruar gjithmonë si një grua dhe politikane të fortë, që meritonte të drejtonte partinë ku ka kontribuar vite me radhë.

Por vendimin e saj për tu rikthyer, apo vazhduar kontributin politik me një parti të re, unë siqerisht nuk e kuptoj. Nuk jam kundër nismave, ngado të vijnë ato. Unë bej pjesë tek njerëzit që e kam thënë çdo herë e me zë të lartë, se Shqipëria ka nevojë për një aktor të tjetër por të thyer dyshen e rrotacionit PD(+LSI) – PS(+LSI).

Por kjo nuk mund të jetë zonja Topalli. Megjithëkëtë, është e drejta e saj të hidhet në fushë me një ekip të ri.

Por sërish pyetjet që bëj janë:

Çfarë të reje do të sjellë ajo në politikën shqiptare?

Nëse ajo ka ide shumë të mira për këtë vend, çfarë e pengoi ti prezantonte apo realizonte për 25 vjet sa ka qenë në forumet më të larta në PD?

Për çfarë dhe me çfarë premtimesh do ua kërkojë ajo votat shqiptarëve?

Çfarë kauzash dhe idealesh të reja do të ketë ajo sot, pas afro 30 vjetësh në majat më të larta të politikës dhe pushtetit?

Në të njëjtat kushte janë edhe simotrat e tjera, parti të dala nga PD pasi drejtimin aty e mori Basha.

Sinqerisht, nuk jam i shqetësuar se ajo do të dobësojë PD-në, dhe i konsideroj si veprime të ulëta sulmet që PD po bën sot kundër saj. Por jam i shqetësuar, sepse sa herë krijohen kushtet dhe bëhet ulëritëse nevoja për aktorë të vertetë që të mund të sjellin ndryshime reale, të prodhojnë alternative të reja, ide të reja për ekonominë dhe vendin, politikën shqiptare e zënë dhimbjet e lindjes dhe pjell kësi krijesash.

Unë do të doja shumë që partia e re e Topallit të ngjallte dhe frymëzonte shpresë, të shërbente si një referim për ata që duan të jetojnë dhe kontribojnë në vendin e tyre.

Por sërish s’më lë pyetja: Ku ndryshon Jozefina e “re” nga ajo e “vjetra”, çfarë do të bëjë më shumë e më mirë sot, kur ka patur të gjithë kohën e duhur për ta bërë këtë?” – shkruan Kika.

Çfarë do të na sjellë Jozefina Topalli në politikë?

Unë kam respekt për Jozefina Topallin. Nuk kam njohje të…

Posted by Mentor Kikia on Wednesday, October 28, 2020

Paraardhëse

Ylli Manjani del me thirrjen urgjente pas ngjarjes që ndodhi gjatë një takimi të kryeministrit Rama

Pasardhëse

Frrok Çupi i plas skandalin Tritan Shehut: Nuk mund të largohet dot nga Partia Demokratike, ja çfarë e mban peng

Pasardhëse

Frrok Çupi i plas skandalin Tritan Shehut: Nuk mund të largohet dot nga Partia Demokratike, ja çfarë e mban peng

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.