Me mbi 5.600 raste të regjistruara ditëve të fundit, në Iran është regjistruar shifra më e lartë e rasteve ditore që nga fillimi i koronavirusit të ri (COVID-19).
Por nuk mjafton vetëm ky problem pasi një tërmet me fuqi prej 5,2 ballë ka goditur sot vendin.
Enti Seizmologjik i Teheranit tha se epiqendra ka qenë në rajonin Behabada në Yezd.
Tërmeti është regjistruar në thellësi prej tetë kilometrave.
Deri më tani nuk janë raportuar viktima dhe dëme materiale.
Diskutime rreth kësaj post