• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Këta këpusin kumbulla me sytë te 3 Nëntori”, Frrok Çupi del me paralajmërimin e fortë dhe i nxjerr ‘bojën’ Metës

26 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Frrok Çupi ka dalë me një deklaratë të fortë në lidhje me atë se çfarë shpreson opozita dhe Presidenti Ilir Meta

Sipas Çupit këta shpresojnë që në 3 nëntor të humbasë Donald Trump në zgjedhjet në SHBA dhe të vijë në krye të shtetit më të fortë në botë një President i dobët si Joe Biden. E gjitha kjo sipas Çupit ka një strategji të qartë, pasi ata i tremben Drejtësisë së re në vend që mbështetet nga Trump.

Analiza e plotë:

“Këta presin që presidenti Trump të humbë zgjedhjet; deri atë ditë, 3 Nëntor, po e shtyjnë sa keq- sa më keq, sa me ‘gajret’ mes ushtarëve aq edhe me kërcënime për të tjerët. Nëse Trump humb në Amerikë, atëherë këta këtu, puna e parë- i fusin duart në fyt Drejtësisë së Re dhe e hedhin në ferr. Kjo është më e pakta. Të tjerat janë: lufta e armatosur për të marrë pushtetin ndoshta para 25 prillit, kthimi prapa i jetës së vendit të paktën aq sa e ktheu viti 1997 kur u shfaqen sinjalet e antikitetit me qytete-shtete dhe me vendin të copëtuar veri jug e jug veri…

Nëse në Amerikë fiton Joe Biden, atëherë Amerika do të ketë presidentin më të dobët në gjithë historinë e vet. Kjo tashmë është pranuar botërisht edhe prej vetë simpatizantëve të ish- presidentit amerikan, madje edhe prej atyre në Evropë që shpresojnë fitoren e Joe Biden. A duan president të dobët dhe Amerikë të dobët, apo çfarë?…Thellë- thellë ata që presin një Amerikë me president të dobët Biden, nuk është se duan pikërisht këtë, por nuk duan një Amerikë të fortë dhe me president Trumpin. Bota, e cila ka ardhur në këtë çorollepsje prej 70 e ca vjetësh, natyrshëm, nuk ka arritur ta ndajë ‘sharply’ se çfarë kërkon.

Në rajon, sidomos në vendin tonë, presidenti Trump u prit keq edhe herën e parë, në vitin 2016. Sa dritëshkurtër ka nëpër botë dhe në rajon që thonë se atëherë ‘na kaloi pa vënë re’, ndërsa tani…

Tani rajoni ynë është i ndarë përsa i përket pritjes së Donald Trump si president me mandat të dytë. Kombe të njohur në luftë kundër komunizmit, si Poloni, Hungari, Ceki, Sllovaki…, po presin fitoren e Trump. Në përgjithësi në Evropë fryma për rinovimin e BE është e lidhur ngushtë me fitoren e Donald Trump, ndryshe do të kemi një BE ‘shatra- patra’ si deri tani.

Dhe rajoni më i afërt:

Në Kosovë sapo ka rënë një qeveri që ishte ngrefosur si anti- Amerikë, por përsëri kryeministri i rënë bën thirrje për humbjen e Trump. Në Serbi, Slloveni, Kroaci dhe në Maqedoni kanë qasje tjetër: Sllovenë dhe Serbë prej disa muajsh kanë nisur të lobojnë në favor të zgjedhjes së presidentit Trump. Disa organizata emigrantësh shqiptarë në Amerikë kanë mbledhur firma peticionesh kundër Trump.

Në Tiranë hija e fortë e Donald Trump po shikohet në dy pamje: Është ekipi që qeveris vendin në aleancë me idetë dhe praktikat qeverisëse të Donald Trump. Qeveria po udhëheq Reformën në Drejtësi dhe stabilitetin në vend përkrah Shteteve të Bashkuara…

Është në anën tjetër, establishmenti që shkaktoi mijëra të këqija në vend dhe tani po heziton që të largohet nga skena politike. Presidenti i Republikës i cili ka ndërtuar figurën e ‘shtetit kundër Perëndimit’ edhe si anti- amerikan, ka bërë njëshin dhe nëntëdhjetenëntën për të rrëzuar Reformën në Drejtësi që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara. Herë hapur dhe herë fshehurazi, Ilir Meta ka akuzuar Amerikën e Trump për ‘dështimin e demokracisë’. Në të njëjtën anë është vendosur gjithë ekipi i vjetër opozitar. Pjesa kryesore e liderëve të pushtetit të vjetër e kanë të ndaluar hyrjen në territorin e SHBA.

Herët e fundit, kryetari i shtetit është kapur se po ndërton strategjinë e lidhjeve me Rusinë dhe Sirinë, në shenjë të pozitës anti- Trump.

Liderët ‘patriotë’ po përhapin lajme se Biden ka thënë se do të sulmojë me armë ‘secilin që do të ngacmojë shqiptarët’. Patriotët projektojnë veten te një president i Amerikës, që edhe pse aq i dobët sa Biden, nuk mund të nxjerrë nga goja ‘kumbulla kaq të tharta’. Në vend të një presidenti të fortë dhe me Amerikë të fortë, këta presin president qesharak. Me Amerikë të dobët, këta do të bënin si dinë vetë. Se si dinë këta e kanë treguar: Korrupsion, padrejtësi, mos- llogari, mos- gjykim, dhunë, ndotje, zhgarravinë… Vendi do të kthehej aty ku ishte, në buzë të greminës.” – shkruhet në analizë.

Paraardhëse

Klaudia Pepa feston ditëlindjen dhe merr surprizën më të veçantë, ja sa vjeç mbush balerina (FOTO)

Pasardhëse

Diva e muzikës së lehtë shqiptare i bashkohet PS-së dhe vlerëson Erion Veliajn (FOTO)

Pasardhëse

Diva e muzikës së lehtë shqiptare i bashkohet PS-së dhe vlerëson Erion Veliajn (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.