• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

“Ne nuk jemi shtet fisnor, ne jemi Turqi”, Erdogan sfidon SHBA dhe nxjerr prapaskenat e forta

26 October, 2020
në Botë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë fjalimit të tij në Kongresin e 7-të të zakonshëm të AK Partisë AK në qytetin turk Malatya, u shpreh se nuk pranon kërcënime, duke shtuar se Turqia nuk është një shtet fisnor.

“Hodhëm hapin (drejt SHBA-së) për avionët luftarakë F-35, paguam paratë dhe nuk na e dhatë. Nuk na e dhatë dhe na kërcënuat. Ju thatë ‘ktheni sistemin S-400 në Rusi’. Ne nuk jemi shtet fisnor, ne jemi Turqi”, theksoi presidenti Erdogan.

Në fjalën e tij, Erdo?an gjithashtu tha se kanë marrë përsipër barrën e një pjese të fatkeqësive që rezultojnë me dhimbjet, me vdekjet, me dëbimin nga shtëpitë dhe vendet e tyre të miliona njerëzve të pafajshëm.

Presidenti turk u shpreh se sot Turqia është vendi që ka strehuar më shumë refugjatë në botë dhe ajo ndodhet në krye të vendeve që kanë ofruar më shumë ndihma humanitare sipas të ardhurave kombëtare, duke shtuar se janë krenarë që kanë hapur krahët dhe i kanë zgjatur dorën në ditë të vështira njerëzve me të cilët kanë miqësi dhe vëllazëri për mijëra vite.

“Ne na kanë vendosur në objektivin e tyre sepse kemi prishur lojërat dhe kemi nxjerrë fytyrat e vërteta të forcave që e kanë bërë botën të pajetueshme. Le të na vendosin. Ne do të vazhdojmë rrugën pa u ndalur”, deklaroi Erdogan.

Ai gjithashtu falënderoi organizatat joqeveritare për angazhimin e tyre në Siri në ndërtimin e shtëpive të banimit. Erdogan u shpreh se ndonëse u është premtuar mbështetje nga shtete të ndryshme, kryesisht Gjermania, nuk ka arritur “as edhe një qindarkë ndihmë”, duke shtuar se “fjalëve të tyre nuk u zihet besë”.

“Jemi fajësuar pse ndodhemi pranë vëllezërve tanë azerbajxhanas”

Erdogan tërhoqi vëmendjen se janë përballur me padrejtësi dhe paligjshmëri në Mesdheun Lindor dhe me përpjekje për pengesa që arrijnë deri në nivelin e kërcënimit, ndërkohë që theksoi se po zhvillonin lëvizje kundër iniciativave që ishin të dukshme.

“Jemi fajësuar pse ndodhemi pranë vëllezërve tanë azerbajxhanas të cilët mbrojnë territoret e tyre në Kaukaz. Po e them tani, disa amerikanë telefonojnë vëllain tim Ilham Aliyev dhe i thonë se ‘ne e dimë se kush qëndron pas jush. Qëndron Erdogan, qëndron Turqia. Ne do të zbatojmë sanksione ndaj Turqisë nëse do të jetë e mundur. Por këta nuk e kanë idenë se me kë po vallëzojnë. Mos u vononi, vendosini sanskionet”, u shpreh presidenti turk, raporton Anadolu Agency.

Mes tjerash, Erdogan tha se ndodhen në shenjestër sepse kanë shpalosur racizmin dhe islamofobinë në rritje në Evropë dhe se më parë kanë qëndruar pranë të shtypurve në të gjithë botën, nga Ballkani e deri në Azinë e Jugut kur ata janë sulmuar në të njëjtën mënyrë.

Erdogan tha se nga qëndrimi dinjitoz i Turqisë nuk janë të kënaqur ata të cilët pasurinë e tyre e kanë falë kolonializmit, sigurinë e tyre e kanë falë historisë plot masakra dhe qetësinë e tyre e kanë falë retorikës për demokraci dhe liri, që siç u shpreh ai, e kanë përdorur vetëm për interesat e tyre.

“Ne nuk kemi ndonjë qëllim që t’i kënaqim ata. Qëllimi ynë i vetëm është të përmbushim përgjegjësitë tona që besimi dhe historia jonë na ka ngarkuar. Nga lufta kundër terrorizmit e deri në operacionet tona ndërkufitare ne nuk kemi bërë dhe nuk bëjmë asnjë gabim që do të ulte poshtë kokën e popullit tonë”, tha Erdogan.

Presidenti i Turqisë gjithashtu u shpreh se vendi i tij është në zemër të komunitetit kudo në botë, një mbrojtës i të shtypurve, duke shtuar se është vendosur si mbrojtës i së drejtës dhe drejtësisë.

Paraardhëse

Rudina Dembacaj publikon foton krah Mark Frrokut, teksa i shpreh dashurinë, habit me atë çfarë thotë

Pasardhëse

Krijimi i partive të reja politike, Maliqi e lëshon gojën keq dhe habit me deklaratën e tij

Pasardhëse

Krijimi i partive të reja politike, Maliqi e lëshon gojën keq dhe habit me deklaratën e tij

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.