• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

U zgjodh Kreu i Kuvendit të Serbisë, Gramoz Ruçi uron Daçiç: Do të ishim të nderuar me praninë tuaj

24 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Ivica Da?i?, në të cilën e uron me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë.

Po ashtu Ruçi e fton Daçiç për të marrë pjesë në Forumin e parë Ballkanik kundër Anti-Semitizmit, i cili do të organizohet online, më 28 tetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit.

Në letrën e tij Ruçi shprehet se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë po njohin zhvillime të reja, ndërsa përshëndet edhe marrëveshjen Kosovë-Serbi, ndërmjetësuar nga SHBA, në Uashington.

Letra e plotë:

“Me rastin e zgjedhjes Tuaj në detyrën e lartë të Presidentit të Asamblesë Kombëtare të Serbisë, ju uroj suksese në përmbushjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë po njohin zhvillime të reja, duke i shërbyer bashkëpunimit dypalësh e rajonal si edhe sinergjive për evropianizimin e rajonit.

Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar kohët e fundit po shënon rritje të ndjeshme në fusha si tregtia, turizmi, energjia, transporti etj.

Shqipëria ka përshëndetur marrëveshjet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuara nga ShBA dhe mbështet dialogun midis të dy vendeve, ndërmjetësuar nga BE.

Bashkëpunimi parlamentar ka njohur gjithashtu rritje, pas vizitës së Kryetares së Asamblesë Kombëtare në Tiranë, në mars 2015 dhe disa takimeve të nivelit të lartë në aktivitete ndërkombëtare shumëpalëshe. Kam bindjen se bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë Kombëtare të Serbisë do të vijë duke u zgjeruar e forcuar.

Dëshiroj t’ju bëj me dije se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, do të organizojnë Forumin e parë Ballkanik 2020 kundër Anti-Semitizmit (online) më 28 tetor 2020, i cili synon të krijojë një front të bashkuar të vendeve ballkanike për të punuar bashkarisht kundër anti-semitizmit.

Në Forum do të marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe kryetarët e parlamenteve të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi, përfaqësues të Parlamentit të Bosnje-Herzegovinës, si edhe zyrtarë të lartë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli. Të ftuar dhe folës specialë në Forum do të jenë Sekretari i Shtetit i ShBA, z. Michael R. Pompeo, dhe Presidenti i Parlamentit Europian, z. David Maria Sassoli.

Do të ishim të nderuar me praninë tuaj në këtë aktivitet përmes një përshëndetjeje ose video-mesazhi të regjistruar.

Gjithashtu, dëshiroj tju bëj me dije se më 22 tetor 2020, Kuvendi i Shqipërisë adoptoi Rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.”

Paraardhëse

Politikani i njohur shqiptar i propozon martesë moderatores në emision (VIDEO)

Pasardhëse

Dubai ofron kryeveprën e radhës: Ky është shatërvani më i madh në botë (VIDEO)

Pasardhëse

Dubai ofron kryeveprën e radhës: Ky është shatërvani më i madh në botë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.