Ish-presidenti Bujar Nishani ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me zhvillimet më të fundit politike në vend.
Sipas Nishanit PD përfaqëson modelin e partisë që diskuton në publik përzgjedhjen e kanddiatëve të saj për deputet dhe nga ana tjetër janë rilindasit të cilët diskutojnë për vjedhje e korrupsion.
Nishani paralajmëron se ky dallim dramatik mes dy partive më të mëdha në vend është veç fillimi i një ndryshimi të madh.
“Çfarë dallimi i madh midis dy modeleve !
Partia Demokratike nga njëra anë, modeli i së cilës diskutohet në publik për zgjedhjen e përfaqësuesve të saj me një proçes real, serioz e ku marrin pjesë të gjithë, ku lideri delegon pushtet nga i veti tek aktorë të tjerë, përfshi dhe antarësinë ;
E nga ana, tjetër modeli i rilindsave, modeli i të cilëve diskutohet në publik për vjedhje, korrupsion, grabitje, inceneratorë, tendera, mafie, kanabis, përzgjedhur për në Parlament e Bashki, trafikantë, përdhunues, falcifikatorë e injorantë.
Dallim dramatik dhe është veç fillimi i një ndryshimi të madh !
#TëRingremëShqipërinë”, shkruan Nishani.
Diskutime rreth kësaj post