• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spastrime masive në PD, mbi 10 ish-deputetë mbeten jashtë listave të 25 prillit, nga Salianji, te Gjunkshi e Hasa

23 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm ka mbyllur procesin e verifikimit, duke i çuar Kryesisë së Partisë Demokratike listën me 326 emra që janë përzgjedhur. Anëtarësia e Partisë Demokratike votë-besoi për të qenë pjesë e listave 498 emra kandidatësh në të gjithë vendin, ndërkohë që nga faza e tretë dhe e fundit, komisioni vlerësoi vetëm 326.

Por ajo që bie në sy është se Komisioni i Vlerësimit ka përjashtuar disa emra të njohur të ish deputetëve, të cilët dolën nga zgjedhjet e vitit 2017. Ish deputeti Ervin Salianji ndonëse u kualifikua nga anëtarët e PD në Qarkun e Korçës, ai është lënë jashtë listët Komisioni. Ka mbi 10 ish-deputetë të dalë nga zgjedhjet e 2017 të cilët janë skualifikuar nga PD ku ndër të tjerë janë Nada Meçorapja, Endri Hasa, Lindita Metaliaj, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi dhe Fatbardha Kadiu.

Ndërkohë që dy emra të tjerë që flitet se janë lënë jashtë listës nga Komisioni i Vlerësimit është edhe Flamur Noka dhe Orjola Pampuri, ndërkohë që ende nuk është konfirmuar nga selia blu. Në total, Komisioni i Vlerësimit në PD ka skualifikuar rreth 150 emra. Faza e parë ishte propozimi nga baza në degët e Partisë Demokratike, më pas lista u kthye sërish te anëtarësia pas seleksionimeve për të skualifikuar të padëshiruarit dhe faza e tretë ishte filtri i fundit nga komisioni. Pas kësaj faze të fundit, tani është Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD-së që pritet që të vendosin për emrat që do të jenë në lista, pra 140 kandidatët finalistë. 80 për qind e kandidatëve janë nga lista që ka nxjerrë Komisioni i Vlerësimit do të zgjidhen nga Kryesia, ndërsa 20 për qind e kandidatëve do të propozohen nga kreu demokrat Lulzim Basha dhe Kryesia jashtë kësaj liste. Në fund Këshilli do të votojë dhe do të zgjedhë 140 kandidatët me të cilët PD do të dalë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Por gjatë votimeve në bazat e PD pati edhe “surpriza”, ku emra të cilët ishin të njohur në PD ngelën jashtë listave.

Reagon anëtarja e Komisionit të Vlerësimit

Pasi Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike përfundoi punën për përzgjedhjen e kandidatëve, anëtarja Enriketa Papa dha detaje se si u zgjodhën emrat finalë që do t’i kalojnë kryesisë. Gjatë një interviste televizive, ajo tha se kriteri i parë në hartimin e listës ka qenë maksimizimi i votës për të qenë fituese në zgjedhjet e ardhshme.

“Metodologjia është e larmishme, por kriteret finale që konsideruam në hartimin e listës për t’ia përcjellë kryesisë, kriteri i parë ka qenë maksimalizimi i votës, puna në strukturat e partisë dhe njohja e terrenit dhe përshtatja me terrenin ku do të punojnë për të maksimalizuar votën për të qenë pjesë fituese në zgjedhjet e ardhshme”, tha ajo. Për anëtaren e komisionit, lista e kandidatëve për deputetë e demokratëve do të jetë përfaqësuese për shkak të emrave që janë kualifikuar. “Njerëz intelektualë, që vijnë nga bota akademike, njerëz profesionistë, por edhe me një eksperiencë të gjatë në PD, por edhe të rinj, ka larmishmëri emrash dhe personalitetesh, mendoj se do të jetë një listë dinjitoze”, – u shpreh anëtarja e Komisionit të Vlerësimit Enriketa Papa.

Ja procedurat e përzgjedhjes

Në udhëzimin për zgjedhjen e kandidatëve në PD janë evidentuar edhe procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve, duke treguar edhe fazat në të cilën kalon. Aty thuhet se është Kryesia e PD ajo e cila zgjedh kandidatët nga lista që ka konfirmuar anëtarësia, të cilët më pas i paraqiten Këshillit Kombëtar në bllok.

“Kryesia e Partisë përzgjedh kandidatët zyrtar të Partisë në zgjedhje nga Lista e Kandidatëve të konfirmuar nga anëtarësia. Kryesia e Partisë kujdeset që të garantohen raportet e përfaqësimit të përcaktuara në pikën 6 të këtij udhëzimi. Lista e kandidatëve i paraqitet për miratim final në bllok Këshillit Kombëtar, sipas afateve për caktimin e kandidatëve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Kandidatët që nuk përzgjidhen në fazën finale, kalojnë në listën e kandidatëve që i shtyhet aprovimi”, – thuhet në udhëzim.

Paraardhëse

Çështja e detit në Hagë, reagon kryeministri grek Mitsotakis: Kjo është mënyra se si shtetet serioze zgjidhin mosmarrëveshjet

Pasardhëse

Basha kërkon të marrë sërish në dorë negociatat me Greqinë: Pakti i detit të firmoset nga një qeveri legjitime, Rama rrezik kombëtar

Pasardhëse

Basha kërkon të marrë sërish në dorë negociatat me Greqinë: Pakti i detit të firmoset nga një qeveri legjitime, Rama rrezik kombëtar

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.