• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Tensione në Kuvendin e Serbisë, shpërthen keq deputeti shqiptar

22 October, 2020
në Rajon
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në seancën e Kuvendit të Serbisë, është propozuar që ministri aktual i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, të jetë kryetar i ardhshëm i kuvendit, mirëpo një propozim i tillë ka ngjallur reagime dhe kundërshtime nga deputetët e Luginës së Preshevës.

Siç shkruajnë mediet serbe, deputetët e listës “Lugina e Bashkuar – SDA Shanxhak”, kanë kundërshtuar propozimin e socialistëve që Daçiq të jetë në krye të Kuvendit, pasi që sipas tyre, ai nuk është simbol i demokracisë.

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, ka thënë se ai bashkë me deputetët e kësaj liste, nuk do ta mbështesin këtë propozim.

Sipas Kamberit, “nuk mund të shikohet në të ardhmen nëse një komb nuk përballet me të kaluarën e tij”, pasi që siç u shpreh Kamberi, Daçiq, i cili është kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, ka qenë pjesë e elitës politike që ka shkaktuar luftëra të përgjakshme në territorin e ish-Jugosllavisë dhe si i tillë nuk përfaqëson simbol të demokracisë, transmeton më tutje Lajme.al

“Të gjithë e dimë se Daçiq ka nisur iniciativën për fshirjen e vendbanimeve të qytetarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë për të zvogëluar numrin e shqiptarëve në këtë rajon”, citohet të ketë thënë Kamberi.

“Ai (Daçiq) gjithashtu bën thirrje për zbulimin e mundshëm të varreve të mundshme masive që ekzistojnë në Serbi dhe për këtë arsye nuk do të marrë votën tonë”, ka thënë Kamberi, duke shtuar se “nëse mohimi i krimeve të luftës dhe mbulimi i varreve të mundshme masive nuk është një arsye e mjaftueshme, atëherë kjo shoqëri ka një problem të madh”.

Kamberi po ashtu citohet t’i ketë thënë Daçiqit, se nëse mosnjohja e pavarësisë së Kosovës i atribuohet Daçiqit si sukses ashtu siç mendojnë disa deputetë, atëherë ky është mendim dhe vlerësim i gjithsecilit mirëpo, nuk është që mund të mburret ndonjë diplomat me këtë dhe se edhe diplomatët e huaj e kundërshtojnë Daçiqin në këtë aspekt.

E pas këtyre deklaratave ka reaguar edhe Daçiq duke i thënë Kamberit se gjatë kohës sa ishte ai kryetar i Bujanocit në momentin kur u vra një polic ai nuk ishte i dëshirueshëm në këtë komunë.

“Si ministër i Punëve të Brendshme në kohën kur u vra polici në Bujanoc unë isha i padëshirueshëm për Kamberin”, tha Daçiq, transmeton më tutje.

Daçiq po ashtu e arsyetoi veten edhe rreth fshirjes së shqiptarëve nga regjistri civil.

“Ne nuk kemi punuar në uljen e numrit të shqiptarëve, por në luftën kundër regjistrimit të rremë të vendbanimit, sepse ishin 20 të regjistruar në një adresë”, iu përgjigj Daçiq deputetit Kamberi rreth fshirjes së vendbanimit të qytetarëve.

Paraardhëse

Të shtunën mbyllet rrethrrotullimi tek sheshi “Shqiponja”, mësoni detajet si do të zhvendoset lëvizja

Pasardhëse

Testi i baterisë: iPhone 12 shkurton jetën e baterisë për dy orë kur përdorni 5G

Pasardhëse

Testi i baterisë: iPhone 12 shkurton jetën e baterisë për dy orë kur përdorni 5G

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.