• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sandër Lleshaj paralajmëron ndryshimin e madh

16 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, mori pjesë në mbledhjen e mbajtur online të ministrave të Brendshëm, organizuar nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Lëvizja e lehtësuar në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me Karta Identiteti: Drejt një Marrëveshjeje Rajonale si mundësi për një rajon më të afërt, të ndërlidhur më mirë dhe me më shumë përfitime për qytetarët”, u shpreh ai.

“Më lejoni të përgëzoj Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë për bashkëkryesimin gjatë këtij viti të Procesit të Berlinit dhe për organizimin e këtij takimi. Pandemia ka vënë në provë, për mirë apo për keq, bashkëpunimin dhe solidaritetin mes vendeve tona. Takimi i sotëm tregon se ngjarje të paprecedenta, si kjo pandemi, duhet të përdoren si një mundësi për të çuar më tej përpjekjet tona të përbashkëta dhe të koordinuara në përballimin e sfidave, të pa kufizuara prej kufijve”, tha Lleshaj.

“Gjatë bllokimit, ne kemi parë se falë përpjekjeve të përbashkëta, kemi mundur të sigurojmë vijueshmërinë e furnizimeve me mallra jetike, të tilla si ilaçe, pajisje mjekësore, por edhe riatdhesimin e qytetarëve tanë të bllokuar jashtë vendit”, shtoi ai.

Sipas Lleshajt, “bashkëpunimi rajonal ka qenë kryefjala e rrugës sonë evropiane, përfshirë inkuadrimin në Procesin e Berlinit. Deri më tani, ky bashkëpunim ka rritur besimin dhe qëndrueshmërinë në rajon, ka promovuar pajtimin dhe bashkëpunimin ekonomik rajonal, i cili është pjesë integrale e përpjekjeve tona për të siguruar përparimin socio-ekonomik dhe përballimin e sfidave të sigurisë”.

“Aktualisht, Shqipëria ka marrëveshje me vendet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me lëvizjen e njerëzve vetëm përmes letërnjoftimit dhe aktualisht jemi duke negociuar një marrëveshje të ngjashme me Republikën e Serbisë, që shpresojmë ta finalizojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërsa qytetarët tanë lëvizin lirshëm me letërnjoftime dhe pa viza në të gjithë rajonin, ata ende humbin shumë kohë në pikat e kalimit kufitar. Radhët e zgjatura gjatë kontrolleve në kufi, bëjnë të humbin shumë kohë dhe durim, por ato nuk e forcojnë me patjetër sigurinë tonë”, u shpreh ministri Lleshaj.

“Prandaj, implementimi i “Pikës me një ndalesë” është një objektiv shumë i nevojshëm dhe aplikimi i tij do të na shpjerë drejt një eliminimi të plotë të kontrolleve kufitare. Ky do të ishte një kontribut i vërtetë për lirinë e lëvizjes, pa cenuar sigurinë tonë. Ne përgëzojmë Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për vullnetin e treguar për të lehtësuar një marrëveshje të mundshme për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimin në vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ministri i Brendshëm.

“Një marrëveshje e tillë përputhet me qëllimin tonë për të lehtësuar liberalizimin e mëtejshëm në lirinë e lëvizjes, tregtisë, shërbimeve dhe rrjedhës së kapitalit. Pa hequr pengesat për lëvizjen e lirë të njerëzve në rajon, do të jetë më e vështirë për të ecur përpara me MAP REA 2 (Plani Shumëvjeçar i Veprimit për një Zonë Ekonomike Rajonale në BP6; të heqim pengesat për të mundësuar qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, investimeve dhe kapitaleve). Është e rëndësishme që një marrëveshje e tillë të përfshijë marrëveshjet ekzistuese dypalëshe dhe shumëpalëshe në rajon, të shmangë dublikimet me nismat e tjera ekzistuese dhe të japë rezultate pozitive dhe konkrete”, përfundoi Lleshaj.

Paraardhëse

‘Rama është i kapur nga oligarkët”, aleati i Lulzim Bashës paralajmëron kryeministrin

Pasardhëse

Çfarë ndodhi? Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Pasardhëse

Çfarë ndodhi? Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.