Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar sot situatën politike në vend he daljet e përditshme të Bashës në konferencë për mediat.
Shehi u shpreh se Basha është një drejtues shumë i mirë i opozitës.
Ndërsa i pyetur nga gazetarja se çfarë mendimi ka për presidentin Ilir Meta nëse ky po përfaqëson opozitën, ai është shprehur se opozita e ka një lider dhe se presidenti po bën thjesht detyrën e tij.
Unë gjykoj që Basha ka bërë një hap përpara, po bën politikë moderne. Nëse do mbetemi tek ky rrethi vetëm politikë më shaj mua, shan atë. Ne duhet të merremi me realitetin konkret. Basha po i përgjigjet. Ka bërë jashtëzakonisht mirë nga ajo tymnaja me premtime qiellore tek realitet, pasi disa punë mund të bëhen. Kur mund të bëhen? Kur të kemi qeverisje normale. Po si mundet të bëhen këto kur 2/3 e parave shkojnë për PPP.
PYETJA: Rama do mandatin e tretë. Sa favorizuese është situata për kryeministrin?
SHEHI: Ai mund të mendojë për mandat të tretë, se i ka marrë të gjitha. Edhe Enver Hoxha ndejti nja 40 vite. I bie ka marrë 10 mandate. Edhe Rama ka bërë lidhjet për shpresën për mandat tjetër.
Pas largimit tonë ai s’është më parlament. Kam idenë që është më keq se këshilli i PS. Në skemën e vet, në ekuacionin e Ramës i ka futur gjithë faktorët. Në fakt ky do pësojë humbjen më të madhe që ka pasur ndonjëherë. Ky është njeriu më i dështuar. S’kam qenë as me qeverinë e vjetër, dhe s’besoj se ishte shkëlqim. Për mua s’ka qenë, por i bëri disa herë. U futëm në Europë, hapëm pjesën e parë të negociatave, hoqëm vizat, u bënë nja dy tunele të mëdha autostrada. U shtruan disa rrugë, u rritën rrogat. Ra njëçik emigracioni. U kurbua edhe bota e krimit. U mbillte drogë, por në Lazarat, jo mbrapa Dajtit. Kaq sa numërova, kam dëshirë t’i numëroj dhe për këtë qeveri po s’i gjej dot.
PYETJA: A është gati opozita të vijë në pushtet? Kryemadhi tha që tashmë janë ndarë dhe rolet brenda opozitës, madje që kryeministër do jetë Lulzim Basha.
SHEHI: Sigurisht që është gati. Jo vetëm se duhet të vijë se erdhi koha të ndërrohet pushteti. Z.Basha ka një pëgjegjësi të madhe, falë zotit ka dëshirë të madhe. I takon. Është përfaqëues i partisë më të madhe. Opozitës. Ka detyrim ta bëjë. Të vazhdojë politikën e qendrës së djathtë qe e kemi nisur ne 30 vite më parë, kur s’ishte Basha. Nuk ka vetëm idenë për rotacion, por shumë më të thellë. Tepsinë e Ramës do e kthejmë përmbys, nuk do rrotullohet shumë. Besoj që do ndëshkohet nga votuesit Rama. Prap nuk e shpëton gjë. Dështimi ka qenë i tij. Të na thotë ky z.Rama çfarë ka bashkuar dhe çfarë tuneli ka bërë. Shëndetësinë e kemi parë, arsimin e kanë parasysh të gjithë, emigracioni po sepse po ikin të rinjtë e shkolluar. Ka mungesë shprese. Po kush ja ka bërë Basha? Rama e ka bërë. Jemi jashtë Europës. Këto 8 vitet e fundit jemi prej Ramës.
PYETJA: Rama thotë se Meta është kryetar i opozitës, çfarë mendoni?
SHEHI: Tezë reaksionare e ushqyer nga Rama. Opozita e ka kryetarin goxha të mirë. Jo vetëm të mirë por edhe të merituar. Të dëgjosh një tezë që, Presidenti po luan rolin e vet. Është në rolin presidencial pasi po mbron kushtetutën dhe Presidencën. Dhe e bën mirë pasi po i mbron mirë. Ka dhe momente devijimi, frazë më tepër, patetizëm, mua s’më pëlqen personalisht por është me karakter kjo.
Në sensin politik është normale. Ja jep ligji. Pastaj a është Meta kryetar i opozitës? A është opozitar kryesor? Është tezë reaksionare që e ushqen Rama. Zgjedhja e shqiptarëve është mes të majtës dhe të djathtës. Nga ana politike. Nga ana organizative hajde të diskutojmë. Kurse nga ana njerëzore kemi Ramën që di të gjitha dhe që vjedh për qejf, dhe Bashës që është pa protagonizëm, normal, i rregullt për shtetin dhe nuk i hipën përsipër ligjit. Basha do bëjë mirë të rrijë poshtë ligjit, kurse këta le të vijojnë, sidomos ky Rama. Dita të kthehemi njerëzve normal. Ky Basha e bën normalisht.
Diskutime rreth kësaj post